0 Comments

Shkrova një vjershë të vogël
E botova n’gazetë
Ç’të shoh t’ nesërmen
Tezja Violetë
Pastron xhamat
Me po të njëjtën fletë
Dritaret mbajnë erë poezi
Dielli tha me bukur u rri
Shkrova një vjershe të vogël
E botova në gazetë
Ç’më panë sytë e mi
Në shesh një grusht lajthi
Ma mbështollën
Me timen poezi
Hera e parë që shijova lajthi
Që rima bukur u rri

QERPIKU QË PLOTËSON DËSHIRA
Kur m`u këput një qerpik
Shoqja ime e kapi vrik
Tha qerpiku yt i gjatë
Ndodh na bën ndonjë dhuratë.
E palosi në gisht
E më buzëqeshi miqësisht
S’kisha dëgjuar më parë
Që qerpikët kanë thesar
S’e dija që plotësojnë dëshira
Këtë ma tha Ermira
Qerpiku tha është sikur yll
Kur këputet e bie n’pyll
Unë s’e besova hiç Ermirën
Që me buzë puthte dëshirën.
Më kujtohet sikur dje
Tha e qëllon dot se ku fle?
Unë i bëra me gisht
Por e qëllova gabimisht
E i fala qerpikun tim
I thashë mbaje për kujtim
Vitin tjetër më shkroi letër
Revista “Uji” për fëmijë
44
Qerpikë tjerë, të kanë mbetur?
Se qerpiku yt që ra
Sot më gëzoi me një vëlla

Related Posts

ALBIN MEHMETI-TI…

Unë kam pasuni si qiellaQiella ka diell e ka hanëUnë i kam sytë e buzëqeshjen tandeUnë kam pasuni si historiaHistoria ka data triumfi e lavdieUnë e kam atë ditë vjeshte t’parëUnë kam pasuni si atmjaAtmja…

ELVIRA SASTRE-NUK DUA TË JEM THJESHT KUJTIM

(Përktheu nga spanjishtja: ELVI SIDHERI) Vaftë në djall konformizmi: nuk dua të jem thjesht kujtim. Dua të jem një dashuri e pamundur, të bëhem dhembja jote e pakëmbyer, të jem muza jote më ligë, të…

ADELINA PALI-GAJZERË PUTHJESH

I lëshoja pa mend puthjet,Ato puthje që malli i ndezi prush.Përhapeshin ngado si petale lulesh,Nëpër shtat e në të nxehtat buzë…Me shpirt më bëje të dridhem,Lëkurën e zjarrtë ta djeg dhe më shumë.Të shkundja mbi…