Blerina Tafilaj Berisha lindi më 27.10.1993 në Pejë të Kosovës. Në vitin 1998 ka filluar shkollën fillore në Gjermani. Në vitin 2000 kthehet në Kosovë dhe vazhdon të qëndrojë deri në vitin 2007. Në vitin 2007 kthehet përsëri në Gjermani ku vazhdoi shkollën fillore! Në vitet 2010-2012 përfundoi dy vite gjimanz. Nga viti 2013-2017 përfundoi studimet për mjekësi dhe që nga viti 2016 punon si asistente. Në vitin 2017 punon si stomatologe.
Është e martuar dhe jeton me bashkëshortin e saj, Egzonin dhe ka dy fëmijë.
Blerina qysh nga fëmijëria ka pasur një simpati të madhe ndaj librit dhe leximit. Vargjet e para i shkroi kur ishte ende fëmijë. Krahas studimeve në fusha të tjera ajo nuk la pas edhe letërsinë.
Blerina tashmë po sjellë në jetë librin e saj të parë, në të cilin ajo zbrazi mjeshtërisht perlat që mbante përbrenda.