Prof. Dr. Metin Izeti lindi në 1 shtator 1970, është teolog, filozof dhe mendimtar. Veçanërisht merret me filozofinë perreniale dhe tesavvufin/mistikën Islame. Pedagog në Universitetin Shtetrëror të Tetovës dhe në disa universitete në rajon. Themelues dhe udhëheqës shpirtëror i Fondacionit “Throni” në Tetovë.
Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit universitet në Izmir me temë, “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09. 2007 titullin professor inordiner në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.
Prof. Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ka ligjeruar edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka punuar si Drejtor i Qendres Nacionale Konservatore në Republiken e Maqedonise. Ka qenë këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është pedagog i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve i lendeve të Filozoofise së Artit, Estetikes, Sociologjisë së Artit dhe kultures. Në dhjetor të vitit 2007 ka marrur titullin docent në lemite e Filozofise dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa në nëntor të vitit 2009 ka marrur titullin profesor inordinar në Universitetin e Novi Pazarit dhe në vitin 2011 titullin profesor ordinar i Filozofisë dhe Socilogjisë së Artit në Universitetin e Novi Pazarit. Në qershor të vitit 2013 ka marrur titullin profesor inordinar në lëmitë e Filozofisë dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Prof.Dr. Metin Izeti zotëron gjuhën shqipe, turqishte, maqedonishte, boshnjakishte (gjuhët sllave ballkanike), anglishte dhe arabishte.