Hakan Mengyç lindi në Bursa, studioi në Ulludag. Në moshë të re filloi të ndiente interesim për muzikë, dhe në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare mësoi nej edhe piano. Për dy vite vazhdoi në shkollën e muzikës dhe me pas e ndërpreu. Rrugëtimi me nejin e njohu atë me filozofinë e tasavufit dhe sufijve. Pas kësaj mësoi osmanishten dhe vite më pas kaloi një periudhë mësimi në vendlindjen e Shemsit të Tebrizit, ku mori mësime shëruese të sufijve dhe mësoi gjuhën amtare të Mesnevisë, persishten. Në moshën njëzet vjeçare filloi të jap seminare në Universitete. Temat e këtyre seminareve ishin: “Si ta njohësh vetveten, nënvetëdija, të folurit para masës dhe motivacioni i brendshëm.” Me shkrimet, trajtimet ndonjëherë edhe me fjalët dhe tregimet rreth ditëve të sotme arriti te miliona njerëz përmes rrjeteve sociale. Në vitin 2014 interesimi i ngjeshur për kafshët dhe psikologjinë e dërgoi atë në Afrikën Jugore. Në Afrikën Jugore jetoi me luanë dhe tigra. Mori mësim rreth trajtimit dhe rehabilitimit të tyre. Në vitin 2015 u ftua në TEDx, e përhapur në 135 shtete, ku ligjëroi për filozofinë sufiste. “Dha mësime nëpër vende të ndryshme si Ishkur (institucioni i punës i Turqisë), Ministrinë e Arsimit Kombëtar, Institucionin e Tregut dhe Kapitalit, Institucionin e Tregtisë dhe Kapitalit”. Në vitin 2016 me ftesën e prof. dr. Ahmet Çamasari, rektor i Universitetit të Mersinit ku dha mësim në programin e vitit akademik 2016-2017. Ai është duke e vënë vetën në pah si muzikant, autor dhe të njëjtën kohë si një këshilltar që shpërndanë dijen dhe përvojat e tij.