Sheremet PROKSHI lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën normale dhe studimet Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 1974 punoi si mësimdhënës.
Ka të botuara këto vepra:
1. Iliria, drenushë me halle,
2. Fluturat lozonjare,
3. Diell për Çamërinë,
4. Shkronjat nëpër vargje,
5. Ku merr frymë shëndeti,
6. Fortesa e fundprillit ’99,
7. Gjyshja nga Presheva,
8. Mijëra vargje për ty nënë,
9. Hëna me dy faqe,
10. Macja laramane,
11. Bukuroshja e lirisë -I-,
12. Në sy nëne e kam qiellin,
13. Ketri i tha fluturës,
14. Fabula për fëmijë “Macja e vetmuar”.
15. Emra përjetësi dhe
16. Shqiponja e Qyqavicës
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” si edhe anëtar i stafit redaktues të revistave për fëmijë “Yll mëngjesi” e “Mollëkuqja”.
Është përfshirë në Enciklopedinë ”Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj 1886-2017”, në më shumë se 30 antologji, si dhe në disa vepra studimi me analizë dhe kritikë letrare.
Poema „Shqiponja e Qyqavicës“ është libri i 16 i autorit. Shkruan kryesisht për fëmijë dhe për të rritur. Vendbanimi – Drenas, Kosovë.