Shqipe Malushi u lind në Pejë. Është shkrimtare, trajnere për udhëheqje dhe çështje gjinore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Mori pjesë në themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” ku filloi të punojë me refugjatët e Kosovës. Tërë jetën i’a ka dedikuar fuqizimit të gruas dhe ndërtimit të paqes. Ka ligjëruar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, menaxhimin e krizës në SHBA, Shqipëri, Kosovë, Afganistan, Kili dhe Indi. Tani punon në Kabul si këshilltare për çështje gjinore dhe zhvillimin e potencialit njerëzor. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Beogradit në linguisitikë. Në New York ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin “Sarah Lawrence College” dhe ka vazhduar studimet master në Universitetin e Nju Jork-ut. Gjatë karrierës së saj ka fituar çmimet: medalen e NATO-së për mbështetjen e Kosovës në Misionin për Ruajtjen e Paqes, Engjullin e Paqes nga Women’s Day Magazine, Gruaja e Vitit e zgjedhur nga Refugee Women’s Network.
Shqipja botoi edhe disa libra si: Toka e shpirtrave te trazuar, Dhurata e profetëve, Sekreti i ëndrrave, Përtej mureve të tokës së harruar, Bota e ëndrrave të kaltërta, udhëtimi në mesnatë etj.