Bleard Meha

Bleard Meha lindi më 1 nëntor 2004 në Skenderaj.

Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën “Ahmet Delia” në Skenderaj. Tani është në përfundim të klasës së njëmbëdhjetë në

Gjimnazin “Hamëz Jashari” në qytetin e tij të lindjes. Është aktiv në aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore. Interesimi i tij për letërsinë filloi që nga fëmijëria, por që tani mori guximin që të botojë. Nga ky vit është pjesëmarrës aktiv në revistën për letërsi e kulturë “Uji”. Jeton me prindërit dhe vëllain në Skenderaj. Ky është libri i tij i parë.