Abdurrahim Karakoç,erdhi në jetë më 7 prill të vitit 1933
në Kahramanmarash, në nënprefekturën e Ekinözü.
Poezinë e njohu qysh në moshë të vogël pasi që edhe i ati
edhe gjyshi i tij ishin poet. Ümmet Karakoç ishte babai i tij, i
cili merrej me bujqësi, dhe gjithashtu ai shkroi poezi në stilin
e poetëve popullor me metër rrokës (hece vezne), ndërsa
nëna e tij është znj. Fatime. Karakoç nuk pati mundësi ta
vazhdonte shkollimin pas shkollës fillore. Ai punoi për një
kohë si marangoz dhe fermer në fshatin e tij. Punoi në
komunën Ekinözü më 1958 si një llogaritar. Ai vazhdoi
detyrën e tij deri sa doli në pension në mars 1981. Pastaj
u vendos në Ankara. Këtu ai, përveç shkrimit të poezisë,
punoi edhe si kolumnist në disa gazeta dhe revista. Vdiq më
7 qershor 2012 dhe u varros në Varrezat Bağlum në Ankara.
Poezi filloi të shkruaj në vitin 1948. Në vitin 1953 poeti
kishte shkuar në ushtri dhe ishte kthyer me një valixhe
përplot me poezi që kishte shkruar përgjatë qëndrimit atje.
Në vitin 1954 i asgjësoi të gjitha poezitë që i kishte shkruar
deri atëherë. Në vitin 1955 e boton poezinë e parë në
gazetën “Engizek”. Për të vazhduar më pas edhe me
botimin e librave të tij me poezi.