Ferdane Sahiti

Ferdane F. Sahiti, u lind në Kopiliq të Skenderajt në vitin 1989. Shkollimin fillor e kreu në Turiçec, të mesmin në Skenderaj, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare (master) për ekonomi i përfundoi në Prishtinë. Po ashtu, Ferdanja përfundoi edje fakultetin e infermierisë së përgjithshme në kolegjin AAB, si dhe është duke vazhduar masterin e dytë në shkencat e aplikuara në zootekni në Universitetin e Prishtinës. Qysh në moshë të re është marrë me shkrime të zhanreve të ndryshme, si: tregime, poezi për fëmijë e të rritur etj., disa nga të cilat i ka botuar në disa revista. Po ashtu është redaktore në revistën “Uji”.  Ferdanja tashmë është edhe kryeredaktore e revistës “Uji” për fëmijë.

Kohën e fundit Ferdanja rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe librave psikologjik ku krijimi i saj vazhdon të jetë në fushën e psikologjisë.

Ferdanja ka botuar disa tituj librash si: Ti mundesh, Kandil pa fitil, Mijëra fjalë, Gurrë urtie, Beso, Guxo, Vepro, Qëndro.