0 Comments

Po sikur t’fliste sot toka që e ka pi gjakun e bijve t’vet,

ish dridhë çdo gur e çdo prag shpije,

se ma e randë se plumbi i armikut,

asht përçamja mes vllaznive.

Po sikur vorret e dëshmorëve me pas za,

s’kishin lypë lule mbi mermer,

po kishin vetë me zemër t’plasun:

“A asht kjo Kosova për të cilën gjak kemi derdhë?”

Sikur me u çu sot gjaku i t’ramëve,

e me shkelë prapë n’këtë tokë,

kish me na kqyrë n’sy pa folë asnji fjalë,

e heshtja e tyne kish me randu ma shumë se çdo fjalë.

Kish me vetë: ku humbi ajo besë,

që dikur i bashkojke zemrat si nji trup?

Pse vllau u ba i huj për vllaun,

e pse u harru kaq shpejt çmimi i lirisë?

Këto male hala i ruejnë britmat e tyne,

këto fusha hala i mbajnë gjurmët e gjakut,

e na shpesh po harrojmë se mbi kët dhe,

janë mbjellë andrra me jetu t’lirë.

Sikur me u çu sot gjaku i t’ramëve,

s’kish lypë lot për vorret e veta,

po pak ma shumë dashni për njeni-tjetrin,

e pak ma shumë nder për flamurin që na bashkon.

Se plagët e tokës shërohen me kohë,

po plagët që ia hapim vetit me përçamje,

janë ma t’randa se çdo armik,

e ma t’dhimshme se çdo betejë.

Mos i zgjoni dëshmorët me fjalë t’randa e urrejtje,

lërini me pushu krenarë n’amshim,

tu e pa se sakrifica e tyne s’u tret,

po jeton n’zemrat që dinë me ba bashkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

METIN IZETI-DIKU THELLË…

Fryhemi, brohorasim fjalë të mëdha por diçka gjithmonë na brengosë fjalën që nuk e thamë nga krenaria, nga frika, nga interesi, një punë që nuk e bëmë duke u tërhequr nga e kota miqësia, të…

FATIJONA BAJRAJ-KËRKIME MALLI

N’kërkime t’munimta, hafëz Që funi me iu ardhë s’dijka E treta shpirtin tem si gjethen Që behari prapë s’e bijka Lypa ujë me shu etjen Etja n’buzë t’mia bani ven Lypa trosha n’sofra t’vjetrueme Troshat…