0 Comments

Fatijona Bajraj, që nga mosha e re e deri më tani kur ka mbushur njëzet e gjashtë vjet, ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me studimin e gjuhëve dhe veçanërisht atyre orientale dhe posaçërisht asaj turke. Që nga shkollimi fillor, të cilin e ndoqi në vendlindjen e saj në Runik, e shkollimin e mesëm në Skenderaj, interesimi i saj për dijen asnjëherë nuk u shua. Ky interesim bëri që t’i vazhdojë studimet për orientalistikë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina” ku ka përfunduar edhe ato postdiplomike. Dashuria dhe entuziazmi për ta mësuar këtë gjuhë bëri që ajo ta mësojë atë në mënyrë autodidakte duke arritur deri në nivelin e katërt të gjuhës turke. Fatijona mori pjesë në shumë aktivitete, si në Takimet “Azem Shkreli” që u mbajtën në

Pejë në vitin 2016 ku përktheu për poetët nga Turqia. Veç kësaj, përkthimet e Fatijonës mund t’i gjeni të publikuara në revista si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, ku vlen të theksohen përkthimet në revistën “Akademia”. Tashmë Fatijona është kryeredaktore e revistës “UJI” të cilën e boton Shtëpia Botuese “Frymëzimi” revistë kjo që sheh dritën e botimit në mes të çdo stine.

Fatijona karrierën e saj si përkthyese po vazhdon ta zhvillojë, ku deri më tani është përkthyese e rreth dhymbëdhjet librave nga gjuha turke. Fatijona duke mos u mjaftuar vetëm me talentin e shfaqur në fushën e përkthimit filloi edhe të shkruaj prozë e poezi, gjë që në këtë të fundit e gjeti veten më shumë dhe filloi rrugëtimin e saj në vargjet e poezisë. Fatijona si një orientaliste e re padyshim që nuk u shkëput nga fushat e studimeve të orientalistikës e këtë e dëshmon më së miri tani me krijimin e saj në stilin e letërsisë alamiado duke na sjellë në jetë Divanin e saj të dytë me poezi të shkruara në rrafshin metafizik. Fatijona tashmë hodhi hapat e parë drejt një karriere që siç po shihet do të na sjellë rezultate të shkëlqyera.

Related Posts

Shqipe Malushi

Shqipe Malushi u lind në Pejë. Është shkrimtare, trajnere për udhëheqje dhe çështje gjinore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Mori pjesë në themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” ku filloi të punojë me refugjatët…

Ahmet Hamdi Tanpënar-Unë dhe ti

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Si një udhëtar në labirint në vetminë time po tretem Si një erë bredhëse gjithnjë pas pasurive po përhapem I pa frikë, mu si harabeli nga një ditë në tjetrën po…

Tokë plot ar-Ferdane Sahiti

Pranë vetes dua të të mbaj, edhe pse çdoherë me bën të qaj. Më quajtën pa fat, më ndëshkuan duke më vrarë, që linda në një tokë plot ar, ani pse askush nuk të meriton…