0 Comments

Në shumë pikëllohem

E në pak qesh

Mendime të mprehta si teh brisku kam

Çmenduri ndoshta…

lëreni le të mbetet

Çdo foshnje që lind, në mua hak ka

në çdo mulli bluhem unë pa nda

As i pari, as i fundit…

lëreni le të mbetet

Duke m’u rritur dashuria,

bota më ngushtohet

Ka kohë që nga koha kam dal

Dhe është aq e bukur…

lëreni le të mbetet.

Orët ose kthehen prapa,

ose vetëm para

s’ka dorë që i thyen peshoret hileqare

Shpresat mbetën larg…

lëreni të mbetet

Me dhjetëra mijë biseda,

dhjetëra mijë kotësi

S’kthehet më karvani që hyri në dhe

Zemërimi në zemër…

lëreni le të mbetet

As gjysmë i plotë, as i plotë krejtësisht

Udhëtarët s’kuptojnë,

unë s’mund t’ua shpjegoj

Treni në stacionin e fundit…

lëreni le të mbetet.

Vjen e më djeg, prushi i rënë në ujë

Koka që mendon më e rëndë se e brengosura

Kjo plagë është e shenjtë…

lëreni le të mbetet

Le të ndalet dimri që të zgjon në acar

Le të ndalet që gara të

vazhdojë me zjarr

S’ka nevojë për pranverë…

lëreni le të mbetet

Rrënohet, e shqyhet edhe perdja më e trashë

Bota do të dalë për t’i dhënë llogari mëngjesit

Shkruajeni këtë në mur…

lëreni le të mbetet

Related Posts

 Ani (qyteti antik i Karsit)

Gjendet në juglindje të qytetit të Kars. Ani u regjistrua në UNESCO në vitin 2016. Qyteti daton qysh në shekullin e 6 –të si një vend i fortifikuar që i përket krerëve armenë të fisit…

Fatijona Bajraj

Fatijona Bajraj, që nga mosha e re e deri më tani kur ka mbushur njëzet e gjashtë vjet, ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me studimin e gjuhëve dhe veçanërisht atyre orientale dhe…

Zija Osman Saba-Vjeshta

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Lules ngjyra i është tharë, e zogut kënga i ka mbaruarRrugët pa lëvizje janë, degët pa forcë, e ujerat pa valëTabuti i bërë nga druri po bartët shtëpi më shtëpiNë vend…