0 Comments

Më 15 dhjetor 1997, paradite, Kushtrimi shkoi tek Kulla e Sandokanit. Këtë herë e gjeti. Çasti ishte i rëndë dhe i bukur njëkohësisht. Abedin Rexha e pa drejt e në sy dhe e pyeti shkurt:

– Çfarë po kërkon?

Zëri i Kushtrimit nuk u drodh:

– Jam në gjendje të bashkëngjitem me ju, edhe nëse ka nevojë, të vdes bashkë me ju.

Sandokani e pyeti sërish:

– Sa vjeç je?

– Katërmbëdhjetë.

Abedin Rexha buzëqeshi lehtë, me dhembshuri, dhe e përqafoi.

– Ti me këtë moshë je ende fëmijë.

Ai ishte skeptik, sepse përgjegjësia peshonte rëndë. Kushtrimi këmbënguli. Sandokani ia bëri të qartë se pa lejen e prindit nuk mund ta merrte si ushtar. Pas disa diskutimesh, sikur u bind pjesërisht. I tha se nuk kishte armë për t’i dhënë, por se do t’ia besonte disa përgjegjësi. Përgjegjësia e parë ishte vëzhgimi i terrenit: Vajnikë, Burojë, Izbicë, Turiqec dhe Jashanicë. Çdo informacion duhej të shkonte drejtpërdrejt te Abedin Rexha. Premtimi ishte i qartë: kur të vinin armët e reja, nëse punët kryheshin si duhet, arma do të vinte edhe për të.

“Kushtrimi i UÇK-së”- Kushtrim Duraku

Related Posts

AMIR VELIU-PËRTEJ HIJEVE

Dikur ishit dy, pastaj tre, Si gurë që rrjedhin në lumë, Si fjalë që nuk ndahen... Por tani nuk jeni asgjë, Pos hije që s’mund të flasin. Betoheshit për vëllazëri, Me libra dhe ëndrra që…

FATIJONA BAJRAJ-GAZEL HANËS

Pasha tetë halet e asaj Që kurrgja n’dynja s’i përngjanë Malli digjka përtej zjarri, hafëz Për kot nuk kanë thanë N’mes t’natës t’arbainit E plotë mbi lken ra Dynjasë e syve t’tij Tjetër nur u…