0 Comments

O Muhammed, o i Dërguar

Për dy kible je imam

Vetëm për ty ia vlen për të shkruar

Që katërmbëdhjetë shekuj të çojmë selam

Lindja jote të gjithë i gëzoi

Burra, gra, e pleq e fëmijë

Në Tevrat e Inxhil Zoti lajmëroi

Ahmed – Muhammed Mustafaja do të vij

Kur u linde të gjithë i mahnite

Pa komplikime erdhe në këtë botë

Kështu dëshmoi Nëna Emine

Me isharet dëshmove të Vetmin ZOT

Jetim u linde, jetim u rrite

Që t’ia dish rëndësinë jetimit

Zoti të bëri kandil drite

Shëmbëlltyrë e gjithë njerëzimit

Qysh në fëmijëri shenjat u duken

Se do të jesh ti një Profet

Nënë Halimes që të dha gjirin

Zoti i dha shumë bereqet

Edhe pse Babën nuk e njohe

Varrin e tij e vizitove

Për në Medine në moshën gjashtë vjeçe

Nënë Eminen e shoqërove

Ishte e ndjeshme dhe e dhimbshme

Lindja jote pa Baba

Por pikëllimi arriti kulmin

Kur Nënë Emineja vdiq në vendin Ebwa

Abdul Mutalibi sikur çdo gjysh

Shumë e dashti dhe u përkujdes

Por mjerisht kjo shumë nuk zgjati

Pas dy vjete edhe ai vdes

Ebu Talibi axha i parë

Shpreh dëshirën dhe vullnetin

Sepse vet ishte tregtar

Donte ta kishte gjithnjë ngat veti

Kështu vazhduan, së bashku punuan

I palodhur e i pa pritesë

Kështu shumë shpejt vitet kaluan

Muhammedi i mbushi njëzet e pesë

Me Hatixhen u martua

Përkundër distancës në moshë

Me shtat fëmijë nga Zoti u bekuan

Dashurinë e kishin të shëndoshë

Dalë nga dale po ecin vitet

Kur i mbushi katërdhjetë

Nga Allahu i erdhi shpallja

Edhe grada për Profet

Lexo! Mëso! Studio! Ishin fjalët e para

Vazhdoi shpallja njëzet e tri vjet

Edhe pse sprovat ishin të papara

Trembëdhjetë në Mekke, në Medine dhjetë

Nga shumë ngjarje që kanë ndodhur

Po i përmendim vetëm disa:

Shpërngulja në Taif, Viti i pikëllimit

Israja e Mi’raxhi deri në Sidretul Munteha

Hixhreti, Lufta e Bedrit,

Dhe Uhudi me Hendek

Mesxhudil Kubaja dhe Kibletejni

Çlirimi i Mekkes dhe i Qabesë për ebet…!

Si çdo fillim që e ka fundin

Kështu ndodh dhe me profet

Vdiq e shkoi më i miri njerëzimit

Kur i mbushi gjashtëdhjetë e tri vjet

Ti je ai, që aq shumë qave

Edhe pse ne kurrë s’na pave

Kur të pyeten se çka ki

Ti u përgjigje me lot në sy:

“Jam përmallu për të dashurit e mi”

Andaj edhe ne ty shumë të dojmë

Sa t’jem gjallë selam të çojmë

Nuk të harrojmë ne kurrë për jetë

Na bashkoftë Zoti n’xhennet

Sal-li Ala Muhammed

Related Posts

Çelnik SHEHU-HEROINË E DARDANISË

Antigona bashkë me Shotën Brenda flamurit u bashkuan, Nën krahët e shqiponjës Të dyja bashkë u përqafuan. Shota ju bë nënë Antigonës E mbante shtrënguar në gjoks, E mbulonte me krahët e shqiponjës Gjatë natës…