0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Njëherë na ishte një djalosh shumë gjaknxehtë dhe i mllefosur. Edhe nëse mërzitej pas reagimeve që bënte prapëseprapë nuk mund ta merrte vetën lehtë nga mllefi.
Një ditë, pas një problemi që bëri dhe u pikëllua, babai i dha një qese me gozhda dhe i tha që kurdo që zemërohej dhe të bënte ndonjë prapsi ta ngulte nga një gozhdë në dërrasë prapa në kopsht. Ditën e parë, djaloshi gozhdoi tridhjeteshtatë gozhda.
Ditët me vonë e zvogëloi numrin e gozhdëve. Djaloshi e kishte kuptuar se më e lehtë ishte ta kontrollonte mllefin se sa të shkonte dhe të nguliste gozhda prapa në kopsht.
Më në fund djaloshi erdhi në gjendje ta kontrollonte mllefin e tij. Shkoi i gëzuar dhe ia tregoi babait gjendjen e tij të re. Babai kërkoi nga ai që çdo ditë që mund ta kontrollonte mllefin, ta hiqte nga një gozhde të ngulitur.
Kaluan ditë e kaluan javë dhe më në fund djaloshi i tregoi babait që kishte hequr të gjitha gozhdët. Babai pasi e uroi

të birin për suksesin pasi më në fund arrite ta kontrollosh mllefin, duke e mbajtur për dore e dërgoi te gozhdët.
Duke i treguar me dorë shenjat që kishin mbetur nga gozhda i tha: A i sheh këto vrima?
Këto më kurrë s’do jenë si më parë. Kur të mllefosesh dhe t’i fyesh njerëzit, mu si këto vrima të hapura nga gozhda do i hapësh vrimat në zemrat e tyre.
Mandej, edhe nëse kërkon falje, shenjat mbesin. Për atë, mos mendo se vetëm me kërkim falje, rregullohet çdo gjë.
Mundohu të besh veprime për të cilat më vonë nuk do detyrohesh të kërkosh falje.

Related Posts

Omer Khajam-Ajkë ashku

Errësina prej dritës, rrena prej t'vërtetës ik Dielli edhe vet po t'asht përreth banë dritë Mos u mërzit, vetmia asht kaderi i t'vërtetave Sorrat me plimin e tyne, shqiponja vetun fluturon.. *** A ka ma…

Mbahet takimi i parë i Klubit të Librit

Organizata për kulturë dhe edukim ,,Frymëzimi” po vazhdon aktivitetet në kuadër të projektit ,,Transformimi i shoqërisë përmes ndërgjegjësimit të të rinjve për të drejtat e njeriut” financuar nga zyra për barazi gjinore në kudër të…

“Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini”

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…