0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Plagët e mbetura në duart e mia nga përpjekja zinxhirët për t’i hequr
Le të jenë duke u shëruar
Le të jetë në sytë e mi një errësirë e tillë që kush më sheh le të mendojë se jam verbuar
Faqet e mia le të jenë tharë nga lotët, e buzët e plasaritura
Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Ndoshta t’i kem kaluar njëmijë dashuri dhe asnjëra mos të jetë në sytë e mi
Le të mos i ketë plotësuar asnjëra fjalitë e mia

Le të mos e ketë lidhur asnjëra natën me mëngjesin
Çasti i buzëqeshjes së asnjërës prej tyre mos të jetë përpunuar në mendjen time
Imagjinata e asnjërës me gjendjen më të mirë të tyre mos të jetë strehuar në trurin tim
Le të mos këtë mbetur asnjë shenjë në trupin tim
Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Kushdo që e ka kuptuar qe pazëshëm kam qarë le të mos i kthej në brimë
Duart e mia mos të jenë shkrirë e shkuar mbi askënd, edhe nëse lundrohen
Mos të jenë lakuar buzët e mia mjaftueshëm duke thënë asnjë emër tjetër sikur duke thënë emrin tënd
Le të zhduket çdo trup qe u përpoqa ta vë në vendin tënd kur hapen rërat një nga një
Eja në një kohë kur mendoje se kam harruar, kur mendoje se kam hequr dorë, kur mendoj se nuk kam dashur
Le të më vendosin me venat e mi kundër tërheqjes së tokës çdo grimcë që më bën të jetoj
Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë

Related Posts

Sakrificat për alfabetin shqip

Përpjekjet e veprimtarëve të kohës për të mësuar shkrim lexim shqip kanë qenë të vazhdueshme ndër shekuj. Ndonëse në kushte të vështira, shumë atdhedashës nuk e tremben syrin dhe rrezikuan shpeshherë edhe jetën e tyre…

Shtatorja-Albin Mehmeti

Kam dilemë. Jam nën trysninë e dilemës hamletiane. Mbase, nuk është sintagma e duhur. Dilemë hamletiane! Çfarë kam lidhje unë me Hamletin. Unë narrator e ai personash. Mbase, kam dilemë narrative. Nuk e di se…