0 Comments

Përpjekjet e veprimtarëve të kohës për të mësuar shkrim lexim shqip kanë qenë të vazhdueshme ndër shekuj.

Ndonëse në kushte të vështira, shumë atdhedashës nuk e tremben syrin dhe rrezikuan shpeshherë edhe jetën e tyre për mësimin e gjuhës shqipe.
Gjatë regjimit serb dimë që në trojet shqiptare sidomos në rajonin e Kosovës kishte ndalesa të rënda ku serbët nuk lejonin që mësimi

të zhvillohej në gjuhën shqipe apo të flitej për gjuhen shqipe, për flamurin e Shqiptarinë.
Një rast konkret që ka flijuar vetën për flamurin kombëtar e kemi edhe mësuesin nga Komuna e Drenasit, Fazli Grajçevci, i cili për nder të 28 Nëntorit u kishte ligjëruar nxënësve të tij për flamurin.

Më pas policia serbe e marrin peng nga shtëpia e sjellin në burgjet e Prishtinës, ku e rrahun për vdekje. Jo vetëm gjaku i mësuesit Fazli u bë gurë në rrugën drejt lirisë së mësimit të shqipes, por kemi shumë e shumë të tjerë që flijuan jetën burrërisht.

Një histori sakrifice rrëfehet edhe për Mulla Rushitin, i cili aso kohe kishte sjellë shkronjat e gjuhës shqipe për herë të parë në fshatin Dumosh duke i mbështjellur në shallin që

kishte të lidhur sipër plisit të tij. Ai kishte sjellë shkronjat e gjuhës shqipe duke kaluar në kufi nga Mali i Zi në Shqipëri e më pas në Kosovë.

Një sakrificë të tillë padyshim që e bën vetëm një zemërgjer sepse nuk mund të anashkalohet fakti që po të zihej në kufi me ato shkronja që po i sillte do të ekzekutohej menjëherë.
Pasi që ai solli shkronjat në fshat, thuhet se më pas u morën dhe fillaun të mësoheshin fillimisht nëpër oda fshehurazi dhe xhami deri në kohën kur edhe u hap shkolla e parë shqipe.
Mulla Rushiti sot zë një vend të veçantë në zemrat e të gjithë banorëve për sakrificën që kishte bërë aso kohe.

Një vepër të tillë padyshim që historia asnjëherë nuk e harron, por e rrëfen me nder dhe krenari.

Related Posts

Nexhip Fazël Kësakyrek-Ky shi

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ky shi… ky shi… më i hollë se fija e flokutKy shi që bie më i butë se frymaKy shi… ky shi… një ditë kur të pushojëPasqyrat fytyrën time nuk do…

Tregimi i çallmës

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Njëri nga udhëtarët e udhës së Hakut kishte vendosur sipër kokës një çallmë të madhe. Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma…

Xhan Jyxhel-E ndalume m’thanë për ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajra E ndalume, m’thanë për ty Ndalesat janë për mu shkel, thashë E pamundun m’thanë për ty E randësishme asht me arrit t’pamundunën, thashë Nuk bahet, m’thanë për ty N’botë s’ka gja…