0 Comments

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një njëri zemër mirë kur dëgjon se i është sëmur fqinji vendosë të shkoj ta vizitojë. Mirëpo me vete thotë: më duhet të shkoj, por me këta vesh të shurdhër si do ta kuptoj se çfarë po më thotë?
Mbase nuk do e kuptoj fare, por megjithatë më duhet të shkoj, sepse e kam fqinj. Duke ia lexuar buzët do e kuptoj se çfarë po më thotë.
Fillimisht e pyes: si je?
Dhe ai: mirë jam, do më thotë.
Unë: Shyqyr Zotit, do i them. Më pas: çfarë ushqimi ke ngrënë do i them?
Dhe ai sigurisht: çorbë thjerrëzash kam ngrënë, do më thotë.
Unë: të pastë bërë mirë, do i them. Më pas do e pyes: kush po vie nga doktorët për të të mjekuar?
Dhe ai: Filan doktori, do të thotë.
Unë: mirë shumë, mirë shumë. Mendoj se ai doktor është shumë i mbarë.

Burri i shurdhër dhe naiv, me këto mendime niset direkt për të komshiu i sëmurë. Pasi që i dëshiroi shërim të shpejtë:
E pyeti; Si je?
I sëmuri i përgjigjet duke i thënë:
Jam shumë keq, po vdes.
I shurdhëri:
Shyqyr Zotit, vazhdon duke i thënë.
I sëmuri habitet me vete çfarë lloj falënderimi është ky. Do të thotë që fqinji im dëshiron që unë të vdes.
I shurdhëri:
Çfarë ke ngrënë?
I sëmuri:
Zeher, landër, i përgjigjet.
I shurdhëri:
Të pastë bë mirë, ia kthen. Më pas e pyes se kush po vie nga doktorët?
I sëmuri: azraili po vjen. Ik mbathja nga këtu.
I shurdhëri:

Ai është shumë i mbarë, gëzohuni që po vjen.
I shurdhëri del nga shtëpia e të sëmurit i kënaqur më veten me vizitën që bëri. Mendon vete me vete:

Shyqyr Zotit, e vizitova fqinjin tim në një kohë të tillë të vështirë, e fitova kënaqësinë e tij.


Përkushtim nga prof. Metin Izeti
Nëse nuk dëgjon mirë atëherë nuk do ta kuptosh të vërtetën për mikun tënd.

Hapi veshët, madje edhe të zemrës që të mund ta kuptosh sëmundjen dhe mirëqenien e mikut.

Related Posts

Mos e dëmto – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ulu në hije, por gjethet nga tiMos të dëmtohenPastrohu e në varr hynToka nga ti mos të dëmtohet Rrugët janë të gjata e të largëtaShkurtohen kur vjen dashuriaShtrihu e kurban…

ENTELA SADIKU-E STRUKUR NËN HIJEN E ZHGËNJIMIT

E strukur nën hijen e zhgënjimitMundohem te shkoj larg në kohê.Të mbledh grimcëza kujtimesh,Të të gjej diku kërkoj!Ne u humbëm rrugës së jetës,Të të gjej nuk di më!Adresën e ke..Dhe e kam adresën..Zemrën e hapur…

Botohet numri XI i revistës “Uji”

Është botuar numri XI i revistës “Uji”, revistë e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike.  Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi dhe përkthime.…