0 Comments

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një elefant të ardhur nga India e futen në një ahur. Do t’ua tregonin atë popullit të atyshëm.
Shumë persona u mblodhën për ta parë atë. Mirëpo ahuri ishte aq i errët saqë ishte e pothuajse e pamundur të shihej.
Disa nga ta kur kuptuan se ishte mese e pamundur të shihej elefanti filluan ta prekin atë.
Njëri ia preku feçkën: Ky elefant është sikur ulluk tha.
Një tjetër ia preku veshin dhe ai e mendoi elefantin sikur flladitore.
Dora e një tjetrit preku këmbën e elefantit, “Elefanti është si kolone (betoni) tha.
Një tjetër kishte vendosur dorën sipër trupit të elefantit. Të gjithë gaboheni u tha: elefanti qenka sikur dërrasë.
Pra, të gjithë e përshkruan elefantin sipas vendit në të cilin e kishin prekur. Të gjithë e ngjasojnë me diçka sipas përshtypjes së tyre.
Elefanti i njëjtë për dikë ishte “a” për dike “b”. Ndërsa po të merrnin nga një qiri në duar do ta shihnin të gjithë se si dukej elefanti dhe nuk do të kundërshtonin njëri-tjetrin.

Përkushtim nga prof. Metin Izeti
Secili e shikon të vërtetën në bazë të aftësive që ka. Hamendja e bazuar në aftësitë na largon nga përkapja e vërtetë e hakikatit. Ndiqe lajmin e Pejgamberit nëse ke dëshirë ta kuptosh çka ka në dhomën e shpirtit.

Related Posts

Makamev tua-Fatijona Bajraj

Makamev tua m'gjuejti udha Prej lodhje t'jetës frymë me marrë Lodhjen sall ma shtojka mungesa Kur ti s'je këtu tuj kanë i gjallë N'venin tan u ula me mall Për me marr nji troh frymë…

Duke qarë – Sabahattin Ali

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj E dashur, larg teje, në vend të huajMbeta duke qarëRrugëve që fund s’kanëVdiqa duke qarë Nuk e di, a është sehire a magjiNuk zgjidhet nyja e dashurisëAtë që te ti…

ADELINA PALI-GAJZERË PUTHJESH

I lëshoja pa mend puthjet,Ato puthje që malli i ndezi prush.Përhapeshin ngado si petale lulesh,Nëpër shtat e në të nxehtat buzë…Me shpirt më bëje të dridhem,Lëkurën e zjarrtë ta djeg dhe më shumë.Të shkundja mbi…