0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Barra e dashurisë mbi supet e mia
Nëpër rrugë të kam kërkuar Ty
Me këngë e melodi
Nëpër tela të kam kërkuar Ty


Kalova nga e verdha në të jeshilët
Pyeta të gjallë e të vdekur
Lulen bletës ia dhashë
Në rrjedhë të mjaltës të kërkova Ty


Flaka e dashurisë më depërtoi në shpirt
Zemra në kopsht trëndafilash mu kthye
Ditë e natë duke u djegur
Në hirin e saj të kërkova Ty


Kur u lodha mjaft më nuk thashë
Malli Yt sytë m’i ka përmalluar
Më zi se Keremi e Mexhnuni
Nëpër shkretëtirë të kam kërkuar Ty


Kopshtin e kam me lule, vreshtat me gjethe
Bashkohet ezeli me ebedinë
Nuk ndava të bukur e të shëmtuar
Nëpër robër të kam kërkuar Ty


Për të arritur në rahmet
Unë hoqa shumë zahmet
Hyra në fjalë e muhabet
Nëpër gjuhë Ty të kërkova

Related Posts

Fatijona Bajraj-Pazarllëk me natën

Pazarllëk dashta me ba me natën Rixha i bana për me shku I ofrova krejt çka n'dorë pata Ama ajo inat bani me mu U përula e përlotun para natës E mbështjellun me errësinën e…

Çelnik SHEHU-HEROINË E DARDANISË

Antigona bashkë me Shotën Brenda flamurit u bashkuan, Nën krahët e shqiponjës Të dyja bashkë u përqafuan. Shota ju bë nënë Antigonës E mbante shtrënguar në gjoks, E mbulonte me krahët e shqiponjës Gjatë natës…

THIRRJA E ARMËS DHE ZGJIMI I VENDIMIT

Para se lufta të merrte emër, para se pushka të fliste hapur, ajo kishte filluar të lëvizte në heshtje, nëpër hije, nëpër natë të errëta dhe sy që vrojtonin. Në ato ditë të paqarta, Kushtrimi…