0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Malet që çdo stinë në një ngjyrë mbështillen
Malet që duken të bardha, të gjelbra
Dërgoni borë nga gjiri juaj, i etur jam


Shiu i dashurisë nuk po bie në tokën e uritur
Mendimet e mia nuk po strehohen në peshore
Nga horizonti fshehtësi dërgoni, i etur jam


Le të bie sipër meje era e luleve
Zogjtë tuaj mbi mua le të derdhin melodi
Nga horizonti dritë dërgoni, i uritur jam


Flladi i agimit le ta shuaj zjarrin tim
Drita e hënës le t’i shpërndajë mendimet e mia
Nga shkëmbinjtë djersë dërgoni, i etur jam


Bëni ujërat e borën të bie në shpirtin tim
T’i shoh pranë njëra-tjetrës të djeshmen me të nesërmen
Syve ndriçim m’i dërgoni, i etur jam


Më falni nëse kam vrazhdësi
Jo çdo lumë mund të ma shuajë etjen
M’i dërgoni Dilxhen, Arsin, kurën
I etur jam, menjëherë dërgoni mos mbeteni vonë

Related Posts

Xhemal Safi-Dua të më duash

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Sa do e vështirë që është të takohemiNga ti dua vetëm të më duash Edhe nëse është krim vetëm pesë minuta vetëm po të rrimë Nga ti dua vetëm të më…

Aziz Nesin-Kujtimet e një të internuari

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Në fushën e Bursës ngadalë po zbret pranvera. Jemi dy shokë të internuar. Kur dalim nga shtëpia në të cilën qën­drojmë me qira, shkojmë dhe vijmë duke u dridhur rrugës…

Je ti – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Në tezgën e zemrës kam qëndisur poeziNë çdo të qëndisur je tiKam lexuar ligjin e rrugës së dashurisëNë paragrafë me radhë je ti Në luginën e mendimit një lumë kalonPërkulen…