0 Comments

Sa herë që në mendje rinia më vjen 

Sytë më mbushen me hidhërim e mall

Po të më pyes dikush: Ç’është dashuria?

Sytë më treten në humnera larg

Gjurma e së shkuarës në mend më ngjitet

Në shpirt më ngulitë një dhembje të hollë

Në plagë më futë prushin e mallit të gjatë

Në heshtje tokën e lagin sytë e mi

Nganjëherë hap letra të vjetra me mall

Shumicës prej tyre shkrimi iu është fshirë

E shkuara shpesh më vjen mysafire në shtëpi

Kohën e hapësirën e ndajnë sytë e mi

Pse dal në maja e shoh nga lart?

A kthehet vallë ajo që iku, pyes

Natës, yllit, hënës u hedh vështrimin

Gjithnjë mungesën ma shijojnë sytë

Kur shoh një të ri të lumtur tetëmbëdhjetë vjeç

Ose një foshnjë në prehrin e nënës së vet

Edhe po të mbetem në thellësi të dhimbjes

Edhe atëherë, po mu atëherë më qeshin sytë

Letra, kurora e kokës sime, ju letra

Pak të ëmbla, pak të hidhura letra

Ju jeni forca e zemrës sime, letra

Me ju lotët i fshijnë sytë e mi

Related Posts

Muza jem-Ferdane F. Sahiti

Asht e plotë si hana E ngohtë si dielli Asht e thellë si deti E naltësi ka si qielli Ajo asht nana jem Muza e jetës tem E përmenda hanën, nanë Se nganjëhre me duken…

UNË ÇDO HERË TË MENDOJ TY-ABDURRAHIM KARAKOÇ

Kur dëgjoj fjalë për dashurinë Unë çdoherë të mendoj ty Përgjatë imagjinatave të pafundme Unë çdoherë të mendoj ty Yjet rrëshqasin nga lart Ngjyrat shkëputen nga nata Zemra ime rrjedh lehtas Unë çdoherë të mendoj…