0 Comments

Të tana vargjet ti i thurrë njësoj
si një merimangë që e end rrjetën pa kujdes
veç e shpikë një problem — një farë e hidhur
që mbin nën dritën e syve të tu të ngatërruar
e beson problemin derisa të bëhet i vërtetë për ty
si një hije që betohet se është trup.
Dhe fillon me thurrë rrenën në botën reale
si një pelerinë mjegulle që mbulon çdo të vërtetë
duke e gëlltitur dritën, si deti që hanë diellin në muzg.
Si fillim e rren atë me të cilën e ndan shtratin
çfarëdo rrene gjenetikisht kapërdihet më lehtë ashtu
si helmi në nektar që bletët s’e dallojnë.
Luftë bëjnë spermatozoidët me tjetërsu njeriun
si kometa që shkelin qiellin me zjarr
e nga pluhuri i tyre lindin yje të rrejshëm
dhe të dy pastaj krijoni një kor për ricitalin tuaj të rrem
ku notat janë ajër, e zëri s’ka peshë.
Kështu fillon gënjeshtra
së pari i ka vetëm dy këmbë
si një zog që mëson të ecë me flatra të thyera
pastaj i bënë katër
dhe e merrë dhenë
si ujku që përpin malin dhe s’e ngin uria.
Kush rren hjeshëm si ti nuk di të dashurojë
veç ndërton pallate prej mjegulle mbi ujë
ku çdo puthje është jehonë e një fjale boshe
dhe çdo premtim është një kornizë pa pikturë.

Related Posts

Rexhep Gurgurovci-Përshëndetje

Përshëndetje dora dorës Me dorë të lugës e jo të orës Me dorë të djathë e me dorë në zemër Këqyre në sy e thirre në emër Përshëndetje dorën plot Me buzëqeshje, syrin lot Zemrat…

Juve jua kam lënë – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Mevlanen e Junusin mua m’i jepniMexhnunin e Lejlanë juve jua kam lënëKa dyzet vite që i etur jam, një gotë ujë ma jepniLumin, detin juve jua kam lënë Nuk jam…

H.K

Indet tona rrokullisur prej malitnë hone të thellaku mendimet në kredhjen e tyre kotensi një kothere buke ngelur në tavolinëdhe ku etika e Florës dhe e Faunësi përvidhet kinse errësirës që na ka pushtuar Qerthull…