0 Comments

Viti 1996 nuk erdhi si një vit i zakonshëm për familjen Duraku. Ai erdhi i rëndë, me zhurmë çizmesh, me trokitje të dhunshme dyersh dhe me heshtje që rëndonte mbi shpirt. Për Kushtrimin, që ende ishte fëmijë, ky vit shënoi çastin kur pafajësia nisi të thyhej dhe kur padrejtësia mori fytyrë.

Babai i tij, Avdulla Duraku, u bë shënjestër e vazhdueshme e dhunës dhe maltretimeve fizike e shpirtërore. Policia serbe e thërriste, e merrte me forcë dhe e dërgonte në stacionin policor në Skenderaj, duke e akuzuar për armë që ai kurrë nuk i kishte. Ata kërkonin armë të supozuara, të cilat sipas tyre, ia kishte lënë i ati i Avdullait, gjyshi i Kushtrimit. Ishte një akuzë e vjetër, e sajuar, por e përdorur si mjet frike dhe poshtërimi.

“Kushtrimi i UÇK-së”- Kushtrim Duraku

Related Posts

Vendim Morina-Edhe sa duhet tё pres

Mё tha mё prit, se unë po shkoj.I premtova, që s’do e harroj.Kaluan vjet, ku mbete, moj?Edhe sa duhet tё pres?Dikush të mё tregojë! Ma thuaj! Edhe sa duhet tё pres?Ulur në një qoshe, jam…

FATIJONA BAJRAJ-GERMA MALLI

Zjarmi i andrrës t’pashueme T’panë n’gjumin e dytë Djeg rrëmujën e kujtimeve Vaktin mungesës ma mytë T’pajetuemet mes stinëve Tekrar t’paskan n’dynja Metkan sall nji hajal Shpirtit ranim tuj i ba Prej qitapit t’zemrës kanë…

Ozdemir Asaf-Lavinia

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Nuk do të të them mos shkoNëse ke ftohtë mere xhaketën timeKëto janë orët më të mira të ditësRri me mua Nuk do të të them mos shkoPërsëri, ti e…