0 Comments

Kajherë rrugtimin e nisi nga fundi,

aty te stacioni skajnor, ku thithi n’harrim nji cingare.

Kajherë lidhëset e këpucëve i baj ny

prejse fjongot më kujtojnë dhuratat kallpe…

Kajherë i la shinat me m’ba qullë

e me çader hapërdaj pasqyrimet e përmbysuna

mbi pellgjet e qindisuna me thembra fatesh.

Kajherë shtigjet më dyzohen

e kot ju lutem takimeve spontane

me m’rrëfye kahin e frymimit.

Kajherë hapat rroken me silueta dashnish

që s’mbahet mend qysh kur u fikën.

Kajherë…   Kajherë…

Kajherë rrugtoj me kode zogjsh shtegtarë

tue ndjekë e përhanun tymin e cingares…

Related Posts

ALPER NAMAL-TAMBUR

Me dashuri çdo fillim nisëE dashura nuk erdhi, tri gjenderata i kam gurëzuarI varfër sa dashuriaQë rënkon në pragTamburi im i sëmurë rri shtrirë në shtratEja, derisa Yskydari vjedh venënSi mund të mos dëgjohet melodia…

Legjenda e ‘Gurit të plakës’

Shumë rrefime dhe legjenda janë treguar nder breza për 'Gurin e plakës' që gjendet në Graboc të Epërm në komunën e Drenasit. Ajo që e bën të veçantë këtë gurë është fakti që në mes…