0 Comments

Dimni n’derë t’zemrës hafëz

Shkallën e drunit e ka vnu

Po difton që arbaini i mungësës

Po vjen tuj hapnu

N’sini t’ashkut tem hafëz

Hala brumi i mallit po gatuhet

Piqet n’oxhak t’gjynylit tem

Shtrohet n’sofër që e pritjes quhet

Durojka insani edhe untë hafëz

Troshë pa ngranë, pikë uji pa pi

Po ma rand i vijka hafëz

T’idhtat e mallit me i përbi

Hane hane kenka dynjaja hafëz

Udha e jarit m’qiti shpesh n’konak

Për me mbrri nurit e syve t’tij

Qënisa udhë si gjylpana n’kasnak

N’divanhane t’mërdhine t’ashkut hafëz

Vahidja sillet e difton n’kelam

Se pos përmallimit për çeshmi sijah

Kam coll bejtet që t’miat s’janë

Related Posts

FATIJONA BAJRAJ-PENXHERE DYNJAJE

Penxhere dynjaje hafëzAsht krejt çka syni m'paDillit paq diftohet e përtejmjaShiut lagun dhe ngjyra s'ka Përtej penxheres t'ashkutKa mbetë silueta e tijS'pat takat gjallnimiS'vijka, ani pse u betu t'vi Kaluen tre devra hafëzT'thatë e s'u…

IBRAHIM SELAMET-DALJA NGA PREKAZI

PËRKTHEU NGA TURQISHTJA: FATIJONA BAJRAJ Nuk është fare e lehtë të shkruaj historinë e gjyshit tim Zejnullah Prekazit. Mbase nuk jam i denjë të shkruaj unë për të, mirëpo në anën tjetër po e ndjej…

AMIR VELIU-BARDHEZI

Ata që nuk vjedhin, Quhen të vonuar. Ata që kanë nderin, Janë për t’u tallur. Në këtë vend, Gënjeshtra është taktikë e strategji. Diploma apo lidhje, njohje, servilizëm. E më pas pyesim: “Pse jemi këtu”?…