0 Comments

Grua ti je e shenjtë si drita që lind n’zemra,

Ti ecën në errësirë, pa frikë, pa turbullira.

Kur nata të mbulon, dhe mjegullat i fsheh,

Prapë je aty ti dashuri,

që akund tjetër nuk e sheh.

buzët që keshin, por dhimbje fshehin

Lotët që rrjedhin, si det që nuk ndalon.

Me Heshtje ti flet, dhe shpirti yt vajton,

O grua, si shkëmb

që nuk dridhet,

as s’ndalon.

Drita e gjallë është brenda teje,

Për të ndriçuar botën pertej

Ti grua e fortë si mali

Emri yt i shenjtë është,

e duhet  t’shkruhet n’ari,

Me duar mbështet gjithë botën e shtypur,

Ti nuk trembesh, se je e fortë, e patundur.

Kur zemrat njohën  vuajtjen e dhimbjes,

Ti je ajo qe shëron çdo plagë

që në ditën e lindjes.

Ti ngrihesh aq lart dhe je e fort si një shkëmb,

Ti je ajo që mbjell farën e shpresës në këtë  tokë të ngrirë,

duke luftar gjithmonë që të jetë e lirë.

Ti, që nën errësirën e botës qëndron,

Dhe shpresën asnjëhere nuk e humb,

O Grua e fuqishme, më e fortë se çdo temel,

Ty që asnji furtunë nuk t’lekund

Çdo hap i yt, duhet të lavdërohet dhe mirënjohje meriton,

Çdo pikë loti që t’rrjedh, diellin më shumë ndriçon.

E lindur për t’u ngritur dhe mbijetuar

Pa kërkuar leje, që e lirë duhet t’jetuar.

Related Posts

IZRI REXHA-NATË ME HËNË

Sonte me natë syrgjyn në shtegun e kopshtit , Akulli kishte rrethuar të gjitha strehët, Gështenjat me borë torturoheshin nga të dridhurat... Sonte me natë hëna më përcolli, Zvarritej nëpër rrugën e kumbarës, Ashtu në…

SHKELZEN MAREVCI-HARMONIA PERFEKTE

Ora dy e një çerek pas mesnate. Heshtje therëse. Ai ishte shtrirë në shpinë, me sytë ngulur në tavan, por shikimi i tij kishte ikur larg, shumë më larg sesa e lejon dhoma. Trupi i…

THIRRJA E ARMËS DHE ZGJIMI I VENDIMIT

Para se lufta të merrte emër, para se pushka të fliste hapur, ajo kishte filluar të lëvizte në heshtje, nëpër hije, nëpër natë të errëta dhe sy që vrojtonin. Në ato ditë të paqarta, Kushtrimi…