0 Comments

Penxhere dynjaje hafëz
Asht krejt çka syni m’pa
Dillit paq diftohet e përtejmja
Shiut lagun dhe ngjyra s’ka


Përtej penxheres t’ashkut
Ka mbetë silueta e tij
S’pat takat gjallnimi
S’vijka, ani pse u betu t’vi


Kaluen tre devra hafëz
T’thatë e s’u ba i gjallë
Kaluen tre devra hafëz
E eqtueme heci n’Saharë


Drithërimat e shpirtit që dikur
Amberi iu pat ba derman
Sot mbysin shpirtin për s’gjalli
Asnji hekim ilaç s’un m’gjanë


Tash tre devra n’prag t’hasretit
Pret kjo zemrër prapë me rreh
Njajtin sikur ruhi i insanit n’berzah
Që pret n’mahsher prapë me lè

Related Posts

LAURETA REXHA-ZEMRA E KËRKON SHTËPINË

Nata është e shkurtër përpara kësaj heshtjeje të gjatë zemra është e qetë dhe zhurmën e ka lënë duke u derdhur jashtë Do ta mbaj në duar gjithë durimin që kam kërkuar Do ta ëndërroj…

Elif Shafak-Natë

Përktheu: Fatijona Bajraj Nëna ime në të katërmbëdhjetat u bë nuse, në të nëntëmbëdhjetat u bë kurban. Nëna ime e bukur, që kishte buzëqeshjen si shkëlqim dielli, u ther me thikë para syve të mi,…