0 Comments

Për kurbet desha të shkruj

Po më dridhet dora, nuk po muj

Se kaluan mbi tridhjetë vjet

Kur mora rrugën për kurbet

Kurbetin ta lavdofshin

Por atje mos të qofshin

Si fëmijë e kisha dëgjuar

Se, edhe për mua qenka shkruar

Këtë nuk e kisha menduar

Buka e kurbetit është me shtat kore

E kisha dëgjuar nga të parët prore

Por se na vjen puna, s’të mban vendi yt

E buka e kurbetit të mbetet në fyt

Fjala kurbet, rrjedh nga fjala arabe

Garijb – i vetmuar

Erdha për pak kohë e mbeta përjetë

Këtë, nuk e kam besuar…!

Sikur ai i moçmi

Që na është tregu

S’mund ta mbante hajnin,

As s’mundte për ta lëshu

Habitem me rininë e sotit

Ikjes ia kanë mësy

Rriten me dëshirën për të ikë

E plakën me dëshirën për t’u kthy

S’e kam qëllimin juve me ju ftohë

Sa për mu, “rruga e mbarë ju qoftë”

Veç një gjë s’duhet me harru

Se në kurbet, duhet herët me u zgju

Err e terr duhet me punu

Se nuk e ke NANËN me të lutë e me të lëmu

Hajde evlad kadale, apo do m’u çu

Se sofrën NANA e ka shtru

Edhe çajin e kam përvlu…!

(Jo-jo)

Unë u plaka me mallin e NANËS

Edhe NANA me mall për mu

Sot nuk e kam mundësinë

Një gotë ujë me ia ofru

Me pas ditë si sot

Se kështu vjen fundi

S’e kisha lëshu kurrë vendlindjen

Me më pas ndjek krejt katundi

29 Janar 2020, Luzern

Related Posts

Sejjid Nesimi – Ajkë ashku

Namazi e agjënimi bahen kaza, po koha e jetës tem që m'kalon pa Ty, kaza s'ka. *** “Për mos me pre gishtin e tij (myftiu) ikë nga drejtësia e Hakkut Ndërsa unë Nesimi si ashik…

Tregime nga Mesnevia-Muzikanti i moshuar

Përktheu nga turqishtja: Samet Vata Në kohën e hz. Omerit ishte një muzikant që i binte shumë bukur harpës. Kur atë e dëgjonin zogjtë dukeluajtur, marroseshin pas tij. Nga meloditë që dilnin prej instrumentit, njerëzit…