0 Comments

Lus Zotit çdo ditë të më falë
Për lotët që kam derdhur pa faj.
Ndjenjën që kisha s’mund ta përshkruaj,
Ishte aq hyjnore sa s’munda t’ia them askujt.
Nuk dija si të sillesha, por isha unë,
Pa pushuar, kërkoja falje sepse të doja shumë.
Më e bukura e gjithë kësaj ishte mirësia,
Që më mbajti të pastër ndjenjën nga zilia.
Tani i di të gjitha dhe prapë do të hesht,
Sepse dashuria ime ishte më shumë se e vërtetë.

Related Posts

METIN IZETI-SFIDAT E POETIT BASHKËKOHORË MYSLIMAN

Për të qenë universale, letërsia duhet t'i sigurojë vetes një sërë cilësish specifike që e bëjnë të përshtatshme për të kapërcyer kufijtë e kohës dhe hapësirës, ​​për t'i bërë thirrje çdo personi, për të ngjallur…