0 Comments

Sot e kam ba njet

me t’kallzu sa t’du

sa vetja jote n’zemrën teme zan’ ven’

t’du, t’du, t’du…

edhe at’herë kur harroj me t’dashtë

t’du, edhe kur larg jemi

se dashnia na afron e m’afrohet

t’du, kur t’kujtoj e andrroj

se kujtimet e andrrimet hijeshohen me ty

t’du, kur s’jam n’disponim me dashtë

prapë t’du

se ti m’je hareja jem

t’du, t’du, t’du…

n’klimaksin e epshit kur jam

as mungesa e epshit nuk m’nalë me t’dashtë

t’du, fjalshëm

nëse flas me ty

t’du, mallshëm

po që se t’shoh pa mujt me t’fol

t’du, t’du, t’du…

edhe atëherë kur s’du

prapë t’du se dashnia m’vjen natyrshëm n’takim me ty

 t’du, sa s’matet e s’peshohet

aq sa peshohet toka a qiejt

ma shumë t’du

edhe kur m’doket se t’du ma pak

t’du n’poezi e n’prozë

t’du kur marrë muzën me shkru

po edhe kur shkruej

ah, sa t’du kur t’lexoj

t’du, edhe kur shkronjat sosen

fjalët m’përsëriten, edhe kur llomotiti koti

t’du

se thjesht

du me t’dashtë, aq sa du

ndaj t’du…

Related Posts

BLERINA TËRBUNJA-TË KAM HARRUE PAK

Të kam harrue pakstinën e dimrit e kam lanë me shkuepa ja qëndisë me borë kurorën dashnisëe me marue me frymë fronin e dielltëpak të kam harruepërtej qiellnash kam ikë shpirtine topitun në mirazhet e…

LAURETA REXHA-ZEMRA E KËRKON SHTËPINË

Nata është e shkurtër përpara kësaj heshtjeje të gjatë zemra është e qetë dhe zhurmën e ka lënë duke u derdhur jashtë Do ta mbaj në duar gjithë durimin që kam kërkuar Do ta ëndërroj…

ANDRIN KABASHI-ASHENSORI

“Kishte kaluar dy pas mesnate, dhe unë ende isha duke punuar në zyrën time.Isha që nga paraditja i mbyllur aty. Nuk lëviza as edhe për një moment tëvetëm. Isha i rrethuar nga letra dhe dokumente…