0 Comments

Ki me jetu

Edhe atëherë kur je sprovu

E n’kamë hala s’ke mujt me u qu

Prit… tash vjen tjetra

Ka me t’randu edhe ma shumë

Ki me duru

Njeri ma i fortë se guri asht, kanë thanë

Dil… ec udhëve e brit

Shfryju n’mure e n’njerëz

Qite jashtë shpresën ma t’vogël që t’ka metun

Qiti krejt ato që do me i thanë

Tash… veç hesht e mytu n’brendinë tane

Ki m’u ngulfatë

S’ki me mujt as frymë me marrë

S’ki me gjet kerkan nji fjalë me ta thanë

Ki m’u dorëzu

S’ki me ni ma dhimtë, gëzim e as idhnim

Veç ki me prit e n’heshtje me menu

Frymën e funit kur ki me lëshu…

Related Posts

IMER TOPANICA-HIJET E NJË CIVILIZIMI

CIVILIZIMI ISLAM, HIJET E TIJ NË EVROPË DHE BALLKAN Civilizimi Perëndimor me të drejtë mund të cilësohet si një fëmijë i paedukatë i atij Islamik. Të paktën ky që është manifestuar pas periudhës së mesjetës,…

EDONA SEJDIU-MITI TE TRAGJEDIA “FEDRA”- ZHAN RASIN

Siç e dimë, mitologjia është disiplina që studion mitet dhe ngaqë miti mund tëketë temë metafizike ose etike, vijmë në përfundim se hulumton parashkaqete jetës ose hulumton mekanizmat sipas të cilëve funksionon jeta; atëherë mundtë…

OMER ÇETIN-FRYMËZIM

Lotët më janë bërë bojë, vargjet m’i mbushinUnë jam tash më afër me erënPo thahet zemra ime e lulëzuarHamendësoj se vjeshta çeli sot në derën time Tani i besoj vetmisë time netëveHarenë kam sa maja…