0 Comments

Ti flejë në maje të qerpikut

E syri si yll deti të farkëtohet

Kur lind fryti në gjethe të fikut

Nuk lejojë pemë tjetër të afrohet

ti flejë në njëmijë ëndrrat e mija

si një shaka në ëndrrën përrallore

se ëndrra ime është në majë të hënës

afër yjeve në zemrën mbretërore

ti flejë – unë belbëzoj me emrin tënd 

shkretëtirat në kopshte i shndërrojë

në përvuajtje këmbëzbathur fluturoj

ty të kam në maje dhe aty përfundoj

ti flejë përgjumur në përpëlitje

unë ëndrrën si tufë lulesh ta dhuroj

sytë e tua afrohen në pamjen time të fundit 

me ty mbështillem në kraharorin tim dhe ëndërroj   

ti flejë e dashur se etjen më s’mundem ta durojë

gjitha krojet i shtera por buzët e tua si shijojë  

kur ke ti etje unë bëhem gota jote për t’u pirë 

eja etja ime e dashur se gjuha më është mpirë

Related Posts

ALBIN MEHMETI-PREMTIMI

Në burgun e Zallishtes kishte probleme elektrike, dhe ftuan kompaninë “Elektrika” që të evitonte problemet. Pasi Adnani ishte elektricisti më i mirë në kompani, e dërguan atë. Kjo ishte mundësia më e mirë për realizimin…

DRITA OSMANI – GRUA…

E madhe siç je.Ashtu siç të bëjnë veprate e tuaMe kokën lart.Tregoji botës madhështinë dhe fuqinë tëndeAni se je e brishtëAni se je e bukurAni se ekzistenca e vetë njeriut nis me ty,e mbaron përmes…

PERPARIM BLAKAJ-BUKA E NANËS

Buka e nanës është më e mira. Padyshim, më e ëmbla nga të gjitha duart e njerëzve të kësaj bote. Nëse sot këtë ditë e ke kaluar në pikëllim e brengosje, kujto çastet e bukës…