0 Comments

Nji kabir i thatë hafëz

Asht i vetmi që m’pret

Prej ditës që kaderi

M’gjuejti n’kit kurbet

Larg prej nurit t’tij hafëz

Kaderi syrgjynosë m’ka

N’krejt memleqetet e dynjasë

Gjurmë për ta kam lâ

Vedin tem hafëz

P’e nij si sita pa rrjetë

Boshllëku që m’la

Shpirtin e njomë ma tretë

Bilbilave t’zemrës hafëz

Ua ngarkova kit dert t’sevdasë

Le ta gjuejnë bjeshkëve t’nalta

T’lirë le t’fluturojnë havasë

Çdo ndjenjë që rrita n’shpirt hafëz

Emnu e kam me emen t’bilbilit

Dhe knue daim kam me ferjad

Për xhemal t’drandofilit

Nji kabir i thatë hafëz

Vahiden pret me mall

Njejtë qysh ajo priti n’dynja

Me vusllat me u çmall

Related Posts

METIN IZETI-DERA ME SAFIR

E ledhatoj kuptimin me dorën e plotë Nga afërsia e Bukurisë, sytë janë me lot Si një zog i frikësuar i strukur në mendime Jam duke kënduar mbi librat e vjetër në rafte. Jam duke…

ANDRIN KABASHI-APARTAMENTI NUMËR 13

Apartamenti numër 13, ishte apartamenti i familjes sonë, Qela. Aty kemi banuar ne: babai, nëna, unë dhe motra ime e vogël, Nina. Ky apartament gjendej në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ishte fort…

BLEARD MEHA-LE T’I KTHEJ DIKUSH YJET PËRMBYS

Le t’i kthej dikush yjet përmbysMe kamxhikun e ëndrrave të shpërthyeshmeTë qëndisura kaherëN’borë e diellN’symbyllje a n’agimMeteorët mos të njohin grusht toke-Vetëm gjoks sokolianVetëm sy kallur me shpresëMe buzëqeshje-burim i tyre: dhimbjaSe boll bariut delja…