0 Comments

Nuk e di pse një zë të fshehur e dëgjoj
ca fjalë që s’u thanë kurrë,
për pranverën që iku,
e asnjëherë më nuk erdhi.
E tani eci nëpër rrugët pa emër,
drejt një vendi pa adresë!
Diku larg,
për t’i gjetur perlat e shiut
që bien nga qielli…
Nektarin e luleve që s’u bë mjaltë,
që e ngjallin edhe diellin e vdekur.
Por si t’ia bëj që ti nuk flet?
Fjalët të kanë vdekur në buzë…
Apo ndoshta ke perënduar përgjithmonë!

E më kot jam duke pritur shfaqjen e dritës,
dhe lindjen e diellit.
Pse s’më the,
si t’ia bëj pa ngrohtësinë e prezencës?
Se e kam të vështirë ta gjej veten,
në këtë dimër të ftohtë që nuk kalon.
Prandaj më duhen tingujt e zërit tënd,
fol edhe një herë, të dëgjoj,
që kujtimet t’mos mbeten vetëm në kokën time,
dua edhe një herë t’i jetoj.
Ehh, kot i flas kësaj letre të bardhë,
që nuk e kupton gjuhën e lapsit tim,
e më zgjon realiteti i kësaj bote të egër.
Që zemrën ma vret, gjersa flet me një zë,
e më thotë:
“ndoshta shihemi në botën tjetër”!

Related Posts

BLEARD MEHA-LE T’I KTHEJ DIKUSH YJET PËRMBYS

Le t’i kthej dikush yjet përmbysMe kamxhikun e ëndrrave të shpërthyeshmeTë qëndisura kaherëN’borë e diellN’symbyllje a n’agimMeteorët mos të njohin grusht toke-Vetëm gjoks sokolianVetëm sy kallur me shpresëMe buzëqeshje-burim i tyre: dhimbjaSe boll bariut delja…

Botohet numri 6 i revistës “Uji”

Botohet numri 6 i revistës “Uji” e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike. Në këtë numër marrin pjesë: Metin Izeti, Samet Vata, Fatmir Muja, Shkelqim Bunjaku, Ferdane Sahiti, Fatijona Bajraj, Albin Mehmeti, Kosovare…

LINDA SHAQIRI-MË LEJO TË ÇLIROJ LIRINË

Më lejo të shkruaj,Shekujt,Më lejo t’i këndoj,Vitet,T’i thur lavdi kohës,Gjurmëve të saj,Të grisura në çdo cep historie,Kudo,Nën hapa ,Me baltë të mbështjella,Të lara me gjakun e njomë,Nëpër beteja,Të groposura me dheun e tradhtisë,Kundërmon aromë varfërie,Më…