0 Comments

Nana sot e ka datëlindjen
U bë katër vjeçe.
Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.
Ajo tash atje është fëmijë
Prindërit e mbajnë për dore
Edhe andej si dikur këndej.

Vrapon pas fluturave
Mbledh lule
Sa shumë i donte Nana Lulet
Edhe emrin ma la Lul
Gati sa ma la Lule.


Nana i ka katër vjet
E ende nuk flet
Sa herë shkoj n’vorre.
Sa randë ish
mos me u përgjigj Nana
kur e thërret.


Mundohem me e mësu
Edhe njëherë me fol prej fillimi
Si ajo mua dikur.
Është llastu


Dhe gjithë ditën rri
në prehen të Nanës s’vet
Jam idhnu me ty Nanë
Dije!
Qysh, pse?
Kur të vij atje të kallëzoj
Ncncnc
Sa shpejt m’harroi.


Related Posts

IMER TOPANICA-HIJET E NJË CIVILIZIMI

CIVILIZIMI ISLAM, HIJET E TIJ NË EVROPË DHE BALLKAN Civilizimi Perëndimor me të drejtë mund të cilësohet si një fëmijë i paedukatë i atij Islamik. Të paktën ky që është manifestuar pas periudhës së mesjetës,…

ADELINA XHAFERI-LIRIZMI NË VARGUN E ESAD MEKULIT

(Vështrim mbi përmbledhjen poetike “Për ty”)“Njeriu asht lëvizje e pandalshme - klithmë gjaku që vlon” (Mekuli,1963:25) Përmbledhja:Punimi në fjalë do të tregojë se sa vlerë ka për letërsinë shqipe vepra e Esad Mekulit, njëri ndër…

LAURETA REXHA-PËRKUFIZIME

Jam vajzë e lumturJam vajzë e pikëlluarNëse don ta dish,Jam gjithçka mes këtyre dyjave.Jam lule e çelurNë prag të dimritVrapoj me erëratDhe shpesh me to fluturoj.Kur sjellin shiQaj me ditë të tëraThuase toka ime nuk…