0 Comments

Kjo ndjenjë kurrë nuk do te ketë mbarim
Ndjenja e dëshirës per te dëgjuar edhe një herë
ca zhurma që kanë ikur me kohë nga veshi im.
Personat qe i dua, i njoh nga hapat,
i njoh nga hapja e derës, nga mënyra si hyjnë brenda
E zhurma e ca hapave që nuk i degjova më,
sot po më mungon me shumë.


Nuk e di, ndoshta edhe koha është e zbehtë
e po i ngjason ditëve kur ikën ata hapa
për të mos i degjuar më kurrë
Ikën për të na mbetur në kujtimet e jetës tsonë,
Iken sepse duhej të na mësonin
si të ia dimë vlerën njeri-tjetrit,
Ikën për të na e kujtuar se deshëm,

po nuk e shprehëm kurrë mjaftueshëm dashurinë,
Ikën e na mësuan si është t’i duash kujtimet
e ta duash gjumin kur të dashurit shfaqen ne ënderr
Ikën sepse Zoti i donte me shume se ne.
Iken sepse engjëjt nuk jetojnë ne tokë.

Related Posts

PRANVERA QERIMI-ZEMRA SAJ PIKON GJAK

Veç ëndrrat janëgëzime për tëEh… Mendimetjanë si dredh e pluhuritjeta e saj është pa stolisjeMund të them pa kozmetikëE saj është jeta Goja e saj është ndryshkÇelësit i kanë rënë dhëmbëtÇka shfaqet në fytyrën e…

ALBIN MEHMETI-PREMTIMI

Në burgun e Zallishtes kishte probleme elektrike, dhe ftuan kompaninë “Elektrika” që të evitonte problemet. Pasi Adnani ishte elektricisti më i mirë në kompani, e dërguan atë. Kjo ishte mundësia më e mirë për realizimin…

KOSOVARE RAMADANI MEHMETI-LUTJE SHIUT

O shi,A munesh me i la krejt mëkatetA munesh me i la krejt t'këqiatA munesh me lëshu mëshirëHajt t'lutna sot, bjer pak ma shumëSe e mira s'po munet me dalë n'dritëAsht mbulu nga padrejtësia, nga…