0 Comments

Duke ecur drejt qetësisë, pyes veten nëse mund të largohem nga ky qiell i trazuar,

larg shiut dhe horizontit gri…

Në heshtjen e një hapësire të trishtuar, pranë një lumi, shfaqet një gjembore, duke ngritur kokën lart!

Mund të duket e zakonshme dhe e parëndësishme për të gjithë, por jo për mua.

Me gjethet e saj të patundshme, më thotë: “Qëndro.”

Gjembat nuk janë për të sulmuar, por për t’u mbrojtur.

Kështu që, ti je i bukur kur mbron veten dhe kur përpiqesh të mbetesh i pastër si natyra.

Të gjelbërosh edhe në mungesë të dritës tregon se shpresa jeton, edhe kur trupi fillon të shuhet.

Kur dallgët përplasen mbi shkëmbinj, ti i ke treguar botës se je më i fortë se ashpërsia e jetës.

Pyes veten si udhëton shiu nga larg, vetëm për t’u kthyer përsëri në qiell.

Dhe vazhdoj të pyes se si jeta sjell vdekjen, dhe vdekja, nga ana tjetër, sjell jetën.

A është trishtimi dashuri, apo dashuria trishtim?

Më duket se të gjitha janë të ndërthurura!

Ashtu siç jam unë me këtë faqe të bardhë, me këtë lule me gjemba dhe lumin në sfond!

Ndërsa ai pëshpërit: “Rrjedh qetësisht derisa të takosh oqeanin, sepse një ditë do të kthehesh sërish tek vetja.

Related Posts

SAMET VATA-MIKU I ZOTIT, I ZEMRËS…

Ve Kuunuu Rabbanijune (Kuran)E pyetën një të urtë: A shihet drita?U përgjigj: Drita nuk shihet, por me dritë shihen gjërat. Biseda në lidhje me miqtë e Zotit nuk është punë e kollajtë. Është e vërtetë…

Ozdemir Asaf-Do të të fsheh ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Do të të fsheh ty më besoNë shkrimet e mia, në pikturimet e miaNë këngët e mia, në fjalët e mia Ti do të mbetesh askush s'do ta diDhe askush nuk…

ILIR ÇERKINI

Asgjë nuk punon të dielave,përveç zemrës sime për ty.*Natën e mirë dashuri!Sa të dua, edhe ende më duket pak.Unë ende dua që mëngjesin tjetërtë të dua më shumë se këtë mbrëmje.*Kam filluar të brengosem,Se ndoshta…