EDONA SEJDIU-MITI TE TRAGJEDIA “FEDRA”- ZHAN RASIN

EDONA SEJDIU-MITI TE TRAGJEDIA “FEDRA”- ZHAN RASIN

0 Comments

Siç e dimë, mitologjia është disiplina që studion mitet dhe ngaqë miti mund të
ketë temë metafizike ose etike, vijmë në përfundim se hulumton parashkaqet
e jetës ose hulumton mekanizmat sipas të cilëve funksionon jeta; atëherë mund
të themi me bindje të plotë se miti ka ndikuar vazhdimisht letërsinë në të gjitha
periudhat, herë më shumë, herë më pak. Miti pra, është i lidhur me rrënjet e
letërsisë, gjenezën e saj. Mitologjia është pjesë e pashkëputshme e letërsisë
dhe arteve të bukura në përgjithësi edhe në ditët e sotme. Madje është pjesë
edhe e shkencës ne emërtime psikologjike psh. Kompleksi i Edipit apo
Kompleksi i Elektrës; të dyja këto terme që përdoren në fjalorin mjekësor.
Ndonëse në antikitet miti ka pasur funksion sakral, hyjnor, të shenjtë, tani
është pjesë e veçantë e arteve, e bukur, e pazëvendesueshme. Në letersi gjindet
shumë shpesh edhe në letërsinë moderne, si atë botërore edhe në letërsinë
shqipe.
Në këtë punim do trajtojmë temën e tragjedisë “Fedra” të autorit freng Zhan
Rasinit duke diskutuar temat:

  1. Karakteristikat mitologjike në tragjedinë “Fedra” të Zhan Rasinit
  2. Tragjedia “Fedra” e Rasinit në krahasim me versionet e saj antike
  3. Arketipi te tragjedia “Fedra” e Zhan Rasinit

  4. Karakteristikat mitologjike në tragjedinë “Fedra” të Zhan Rasinit
    Evokimi i temave dhe strukturave mitike në arte përkatësisht në letërsi, ka per
    synim depërtimin nëpër hapësirat arketipore të ekzistencës njerëzore, njohjen
    e thelbit të njeriut, në sferën shpirtërore/hyjnore dhe atë racionale. Ekzistojnë
    së paku katër funksione bazike të një miti dhe te vepra “Fedra” e Zhan Rasinit,
    vërejmë se miti ka funksion sociologjik ngase përshkruan jetë të trazuar të një
    shoqërie me rregulla strikte që synon të krijojë stabilitet në jetën shoqerore.
    Meqë, Miti ka dy kuptime themelore:
    a) përvojën subjektive dhe b) interpretimin objektiv. Tragjedia “Fedra” e
    Rasinit ka përvojën subjektive sepse paraqet gërshetimin mitologjik me
    realitetin e jetës aristokrate të shekullit XVII… por edhe në interpretimin
    objektiv me problemin e incestit, urrejtjes kundër dashurisë, mallkimin
    prindëror, ndjenjën e fajit pas krimit etj.
    Rasini ka gjithsej të botuara dymbëdhjetë pjesë, njëmbedhjete tragjedi dhe një
    komedi. Rasinin e cilësojnë si një ndër poetët më të mëdhenj të klasicizmit
    francez dhe një ndër stilistët më të shquar të poezisë frenge.
    Në pjesët teatrale të tij, bie menjëherë në sy karkteri tepër i furishëm i
    heronjëve, që lënë veten të rroposen pa shpëtim në shtjellimet e pasionit fatal.
    Konflikti dramatik merr pamjen e një konflikti pasionesh dhe heronjët e
    tragjedisë janë kryesisht gratë ndoshta sepse burrat i duken më të
    papërshtatshëm për role tragjike kryesore sepse frenojnë më mirë emocionet
    dhe tregohen gjakftohtë e më të arsyeshëm, siç i përshkruan Korneji.
  5. Tragjedia “Fedra” e Rasinit ne krahasim me versionet e saj antike
  6. “Fedra” është mit shoqëror sepse shtjellon dukuri shoqërore. Kjo dramë
  7. vlerësohet si tragjedia më e sukseshme e Rasinit. Modelin për këtë tragjedi
  8. Rasini e morri nga Euripidi, autor ky i cili e ka frymëzuar edhe për tragjedinë
  9. tjetër të famshme të titulluar “Andromaka”.
  10. “Fedra” ka shfrytëzuar edhe tragjedinë romake me të njejtin titull nga Seneka.
  11. Nga Euripidi, Rasini merr subjektin e Fedrës, gruas së nemur nga dashuria
  12. epshore që është arketip i mallkimit të njejtë që paraqitet te Helena e Trojes.
  13. Te të dyja keto tragjedi Afërdita ose Venera mallkon Hipolitin i cili përbuzte
  14. dashurinë dhe nuk i falej asaj por Artemidës ose Dianës, hyjneshës së gjahut,
  15. virgjëreshës së dëlirë dhe mbrojtëses së tij.
  16. Lindja e Aferdites
  17. Por, “Fedra” e Rasinit eshtë bazuar ne dy burime paralele, në tragjedinë
  18. “Hipoliti” të Euripidit dhe tragjedinë “Fedra” të Senekës. Nga këto dy burime
  19. ka huazuar subjektin, por edhe detaje të rëndësishme që motivojnë veprimet e
  20. heronjëve ose që shënojnë shprehje të lartë artistike.
  21. U shkrua në vargje dymbëdhjetërrokëshe ose ‘aleksandrine’ dhe dallohet për
  22. muzikalitet, rima të brendshme dhe harmoni tingullore brenda vargut.
  23. Rasini shquhet për krijimin e figurave të fuqishme femërore, jo vetëm tek
  24. tragjedia “Fedra” por njashtu dhe tek “Andromaka”, “Berenisa”, “Ifgjenia”.
  25. Tek “Hipoliti” i Euripidit heroina Fedra është figurë kryesore në pjesën e parë
  26. të tragjedisë, kurse Hipoliti në pjesën e dytë.
  27. Alexandre Cabanel (1823-1889)-‘Phaedra’-oil on canvas-1880 Montpellier
  28. Fedra e Euripdit është viktimë e pafajshme për dashurinë që ndjenë për
  29. thjeshtrin e saj por është fajtore e urryer me akuzën e padrejtë që e bën kundër
  30. Hipolitit edhe pse vendose të vrasë veten që të mos hyjë në mëkat dhe të
  31. evitojë tragjedinë, ajo në letrën që mbanë në dorë kur varet, len amanet një
  32. krim në ndërgjegjen e Tezeut i cili i beson fjalët e saj të fundit si të shenjta.
  33. Por, Rasini paraqet më të lartë virtytin se mëkatin dhe me qëllim që të mos e
  34. ndynte një personazh të lartë të një mbretëreshe me ‘diç tepër të poshtër dhe
  35. tepër të zezë’ si shpifja, e bartë këtë ves tek mëndesha e saj, Enona e cila e
  36. bënë këtë mëkat me synim që të mbronte mbretëreshën e vet nga turpi dhe
  37. nami i keq. Që në të dyja versionet Fedra siç thote Rasini ‘nuk është krejtësisht
  38. fajtore, as krejtësisht e pafajshme’ sepse e shohim të nënshtruar nga fati dhe
  39. pezmi i perëndive dhe ndonëse mundohet me të gjitha forcat e saj të mos hyjë
  40. në mëkat, madje madje preferon të vdesë por asesi të mos zbulohet ajo dashuri
  41. e saj mëkatare. Pra, krimi i saj është më shumë faj dhe ndëshkim i perëndive
  42. se ndjenjë e vullnetit te saj.
  43. Hipoliti në anën tjetër është personazh i veçantë, me tipare të kundërta me
  44. Fedrën. Ai është gjithashtu viktimë e hakmarrjes së perëndive, por mëkati i tij
  45. është në rend të parë, pasojë e veprimeve të të tjerëve se i tij. Ai si i bir i
  46. mbretëreshës së Amazonave, Antiopës ose Hipolitës siç quhet te tragjedia e
  47. Euripidit. Nuk i donte aspak gratë, madje i përbuzte ato. Adhuronte Dianen
  48. (Artemisën) dhe donte të ishte idhtar i patëmeta, donte shumë gjahun dhe me
  49. indinjatë e shmangte perëndëshën Venerë (Aferditë) sepse nuk e dëshironte
  50. aspak natyrën femërore dhe dëshirën, epshin që e shihte si simbol direkt i
  51. perëndeshës Venerë.
  52. Statue of Diana, Gallery of Statues, Ducal palace, Lucca, Tuscany
  53. Arketipi te tragjedia “Fedra” e Zhan Rasinit
  54. Kësaj vepre mund t’i bëjmë një interpretim psikologjik të zgjeruar sepse miti
  55. i Fedrës bazohet në emocionet njerëzore të cilat vijnë nga nënvetëdija e njeriut,
  56. siç janë emocionet, ndjenjat, veprimet e rrëmbimshme. Por, më parë se në
  57. emocione dhe ndjenja bazohet në teorinë e arketipit ku kemi llojshmëri të
  58. arketipeve, si:
  59. • Arketipi i incestit (Edipi – Elektra)
  60. • Arketipi i dashurisë epshore /hakmarrja e Aferdites (Fedra – Helena)
  61. • Arketipi i mallkimit të babait (Tezeu – Edipi)
  62. • Arketipi i udhëtimit në botën e nëndheshme
  63. • Arketipi i zhdukjes se mbretit (Tezeu – Odiseu)
  64. • Arketipi i mallkimit të gjakut (Fedra – Pazifae / Edipi – VëllavrasjaAntigona)
  65. • Arketipi i dashurisë së ndaluar (Hipoliti dhe Arisia – Romeo dhe
  66. Zhulieta)
  67. Në figurën më poshtë paraqitet Hipoliti në momentet e zënjes së mallkimit të
  68. atit, kur shfaqet Demi i egër hyjnor që tmerron të gjithë dhe kuajt e tërheqin
  69. zvarrë dhe e vrasin princin në mënyrë të tmerrshme, makabër.
  70. Peter Paul Rubens (1577-1640)-‘death of Hippolytus’-oil on copper-ca 1610