0 Comments

Pse nuk po mund ta gjejmë lumturinë, suksesin, paqen edhe pse po kalojmë
ditë e net duke u përpjekur, pavarësisht viteve që kalojnë e për të cilat
harxhojmë gjithë forcën dhe kohën tonë. Duke u munduar të bëjmë një gjë të
tillë, jeta po kalon dhe ne nuk po mund të marrim asnjëherë asgjë në dorë. Sot
fitojmë më shumë para se në të kaluarën, por jemi më të pakënaqur. Sot
jetojmë në shtëpi më luksoze dhe më të mëdha se në të kaluarën, por jemi më
të pakënaqur. Megjithëse objektet shëndetësore janë njëqind mijë herë më të
mira se më parë, ne jemi mijëra herë me të smurë dhe më te pashëndetshëm
se ne të kaluarën.Teknologjia e komunikimit është në një pikë të pabesueshme
e avancuar, por ne komunikojmë gjithnjë e më pak me njerëzit tanë më të afërt.
Ne kemi qenë në qiell e ne hënë, kemi zbuluar shumëçka, por nuk mundëm të
zbulojmë veten, familjen, fëmijët tanë, hallet tona dhe te njerëzve tanë të
dashur përreth neshe. Pse?

Ne, njerëzit kemi shkelur në hënë, por nuk po e dallojmë dot komshiun që
është një hap larg dhe nuk ka bukë për të vënë në tryeze. Por sa i përket
mburrjes, ne jemi të parët, dhe sa shpejt e harrojmë hadithin e Profetit se “nuk
eshte prej nesh ai i cili vendos kokën te flejë rehat derisa fqinji i tij eshte i
uritur.”
Kur shikojmë jetën e të parëve tanë, të cilët ishin shumë herë më të
shëndeshëm, me të lumtur se ne, shohim se ata nuk mund të hanin domate,
speca dhe patëllxhanë në mes të dimrit. Ata nuk mund të kënaqeshin duke
shikuar,transmetime drejtpërdrejt, nuk mund të flisnin në celular, por ishin të
lumtur se kishin një qëllim dhe një ambicie. Pse ne nuk mund të jemi të lumtur
edhe pse kemi shume gjëra më shumë? Pra, çfarë na duhet për të qenë të
lumtur?
Ato që duhen mbajtur ne mesin tonë janë dashuria, miqtë, puna, familja etj.
Këto janë disa nga shtyllat e lumturisë. Pas këtyre, ka fusha të tjera që luajnë
një rol të rëndësishëm. Ushqimi i mirë, ushqimi shpirtëror, natyra, sakrifica ,
respekti janë fusha të rëndësishme që duhen plotësuar dhe zhvilluar në mënyrë
që të ndiejmë gëzimin dhe lumturinë për të cilat të gjithë përpiqemi.
Me shpresë qe t’i rikthehemi lumturisë shpirtëore dhe të jetojmë me një
identitet të vërtetë e me lumturi te plotë sa më shpejt të jetë e mundur.
Te lumturojmë njeri-tjetrin!

Related Posts

Fatijona Bajraj

Fatijona Bajraj, që nga mosha e re e deri më tani kur ka mbushur njëzet e gjashtë vjet, ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me studimin e gjuhëve dhe veçanërisht atyre orientale dhe…

ALBIN MEHMETI – SHENJTËRIA

Slogani “Rroftë shenjtëria e gjuhës dashamire” u shpalua në Sheshin e Madh. Një qarkore nga kryetari i Dashamirit urdhëronte zyrat komunale e të ofiqarisë, shkollat e spitalet, hotelet e kafenetë që ky slogan të jetë…

Revista Uji XVI, vjeshtë 2025

Në nr. XVI të Revistës Uji morën pjesë autorë të ndryshëm si; Metin Izeti, Fatijona Bajraj, Ferdane Sahiti, Albin Mehmeti, Fatmir Muja, Lulzim Tafa, Nuridin Ahmeti, Shkelzen Marevci, Verona Rrahmani, Sead Ahmetaj, Maxhun Osmanaj, Salih…