HAKI SAHITAJ – ROLI DHE NATYRA E LIBRIT NË QYTETËRIMIN ISLAM “Librat ndjekin fenë.”
Një nga tiparet më të spikatura të qytetërimit islam është shkalla dhe
shumëllojshmëria e të mësuarit. “Të bësh shumë libra nuk ka fund”, kështu e
përshkruan Eklisiastiu 12:12 problemin me të cilin do të përballeshin
muslimanët e ditur gjatë historisë së tyre: kishte shumë për të mësuar në një
kohë shumë të shkurtër, dhe me gjithë atë që librat mund të përmblidhen,
praktikohen dhe të shkurtohen, njohuria nuk ndaloi së rrituri. Çdo brez prodhoi
autorë ambiciozë me ide të reja ose mënyra origjinale të riciklimit të të
vjetrave.
Libri që nga viti 1980 është bërë një subjekt studimi. Të gjitha studimet që
lidhen me studimin e teksteve, bibliografitë, filologjinë apo historinë, të gjitha
këto studime kanë ndihmuar edhe në çështje të cilat kanë të bëjnë me librat.
Studimet aktuale na kthejnë pas te semitet, të cilët krijuan prozën dhe poezinë
letrare dhe angazhoheshin për t’i shkruar ato për brezat e ardhshëm. Duke i
shkruar në argjilë ata i dhanë njerëzimit Edubbanë e parë, apo bibliotekën e
parë ku ata ruanin tekstet e tyre shkencore, tregtare, historike, letrare, fetare e
ligjore. Padyshim edhe një nga karakteristikat më të dalluara të çdo qytetërimi
është shfaqja e librave. Megjithatë, në përgjithësi librat kanë qenë objekte të
anashkaluara sa i përket studimeve rreth qytetërimit. Sigurisht, për shumë
studiues të librit vetë qytetërimi lind me librin apo të shkruarit. Është e qartë
se një libër nuk është thjesht një gjë fizike. Është një entitet i jetuar. Padyshim
që jeta e njerëzve ndikohet nga ky mjet i vjetër dhe bazë komunikimi. P.sh
veprat letrare te semitët kanë një shtrirje të paanë duke përfshirë njohjen e
natyrës e deri te perceptimet më të thella të natyrës njerëzore.
Qytetërimet dhe kulturat e planetit tonë, mund të thuhet me siguri, nuk filluan
të lulëzojnë dhe zgjerohen derisa u shpik libri. Ibn Nedimi në enciklopedinë e
tij bibliografike El-Fihrist na sjellë këtë tregim për ndikimin e shkrimit tek
grekët: “Kam lexuar në disa nga historitë e vjetra se në kohët e hershme grekët
nuk dinin të shkruanin derisa dy burra, njëri prej të cilëve quhej Kadmus
(Qatmus) dhe tjetri Aghanūn, erdhën nga Egjipti duke sjellë gjashtëmbëdhjetë
letra (shkronja) me të cilat grekët shkruanin. Pastaj, njëri nga këta dy burra
nxori katër shkronja të tjera, të përdorura gjithashtu për të shkruar. Më vonë,
një burrë tjetër i quajtur Simonides (Simūnidus) nxori katër të tjera, duke bërë
njëzet e katër. Pikërisht në ato ditë u shfaq Sokrati (Suqrātīs)”. Edhe Dr. Guy
Story Brown, Drejtor i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore në
Agjencinë e Informacionit të Shteteve të Bashkuara, thotë se “ideja e vetë
kulturës fillimisht u shfaq në lidhje me kultivimin e të mësuarit përmes fjalës
së shkruar…”. Megjithatë, libri është një sprovë e madhe për t’u studiuar
ngaqë kërkon edhe një angazhim dhe shtirje të gjerë për të njohur shpikjen,
mjetet, përmbajtjen, dhe ndikimin e tij në mendimin, edukimin e një shoqërie.
Ka një maksimë e cila thotë se “librat ndjekin fenë”, dhe kjo maksimë
arsyetohet më së mirë me qytetërimin islam do thoshte Diringer. Kjo pasi
libri ka qenë tejet i përhapur dhe ka luajtur një rol kyç në vetë përhapjen e
Islamit. Për shkak të shtrirjes së Islamit në shumë popuj edhe natyra e librit,
mjeteve, stilit ka qenë tejet i larmishëm. Por në qytetërimin islam libri i ka
tejkaluar thuajse të gjitha motivet të cilat kanë qenë karakteristike në
qytetërimet e hershme. Me Islamin libri merr një rol shumë më gjithëpërfshirës
si për nga përmbajta, po ashtu edhe për nga lexuesit. Librat në qytetërimin
islam Sigrid Hunke do t’i krahasonte me përhapjen e një epidemie, e ngjashme
me garat e sotme për makina, televizor apo gjëra të tjera teknike. Për
muslimanët e hershem aq rëndësi kishin librat sa libri ka shërbyer edhe si një
mjet politik. Harun err-Rashidi kur pushtoi Amorinë dhe Ankaranë nuk kërkoi
asgjë tjetër pos dorëzimin e dorëshkrimeve të hershme greke. Madje mes
princave kishte një garë kush mblidhte më shumë nga dorëshkrimet e hershme.
Por ashtu si edhe në shumë qytetërime të tjera edhe në atë Islam, lidhja mes
qytetërimit dhe librit ka qenë pjesë e anashkaluar. Madje siç ka shkruar edhe
profesor Muhsin Mahdi se shumë nga telashet që kanë pasur muslimanët me
printimin dhe me rënien e produktivitetit ka qenë si pasojë e mospasjes së të
dhënave rreth librave në qytetërimin islam. Ai thotë: bota islame [në shekullin
e nëntëmbëdhjetë dhe në fillimin e shekullit të njëzetë] harroi ngadalë se çfarë
do të thoshte të vareshin nga skribët dhe kopjet e dorëshkrimeve për krijimin,
përhapjen dhe transmetimin e njohurive.
Një nga konceptet themelor të botëkuptimit islam është ‘ilmi. Ky koncept
përkthehet kryesisht si dituri, por në etimologjinë e fjalës dhe përdorimin që
ka pasur përgjatë civilizimit islam ky koncept është tejet i pasur për nga
përmbajtja. Është një koncept të cilin Sardari do ta përkthente si “njohuritë si
dhe të gjitha komunikimet e njohurive; është kërkimi i dijes si dhe shpërndarje
dhe transmetimi i njohurive; janë të dhëna, informacione, njohuri dhe urtësi të
gjitha të bashkuara në një”. Ai vazhdon duke thënë se e tërë historia e
komunikimit dhe vetë historia e kulturës islame është një histori se si
muslimanët e kanë kuptuar nocionin e ‘ilmit dhe aktualizimin e tij në shoqëri.
Megjithëse literatura islame shfaqen në një gamë të gjerë gjuhësh dhe në
mjedise të ndryshme kulturore, ato janë të bashkuara nga disa të përbashkëta,
duke përfshirë themelet e tyre intelektuale dhe fetare. Libri në botën islame
ishte më thellbësisht i integruar me Islamin si fe dhe me gjuhën dhe shkrimin
arab, të cilat ishin mjetet e hershme të komunikimit në botën islame. Feja
islame, apo ndikimi i botëkuptimit islam në të kuptuarit e diturisë dhe shkrimit
i ka mundësuar muslimanëve të formulojnë një literaturë e cila është e vështire
të ndahet nga pjesët e tjera të secilës shkencë.
“Ka përkthime të shkëlqyera, historikisht të rëndësishme të bëra nga studiues
të mesjetës nga greqishtja në arabisht; vepra historike, të përgjithshme dhe të
veçanta; një sërë veprash të frymëzuara nga feja; libra mbi gramatikën dhe
stilistikën, mbi etikën dhe filozofinë… Edhe një koment rreptësisht teologjik
mund të sjellë një kuptim më të thellë të disa problemeve të estetikës. Një
vepër historie e përbërë në një gjuhë të lulëzuar dhe “artistike” sigurisht që do
të konsiderohej nga autori i saj si një vepër arti dhe studimi, ndërsa
gramatikani do të ishte po aq i sigurt se njohuritë e tij të mprehta në strukturën
e gramatikës arabe ishin me rëndësi të madhe në ruajtjen e asaj bukurie letrare
me të cilën krenoheshin arabët dhe joarabët… Kur’ani u bë teksti shkollor i
gjithë filozofisë së jetës së muslimanëve; teologjia, leksikografia, gjeografia,
historiografia dhe misticizmi dolën të gjitha nga një studim i thellë i formës
dhe përmbajtjes së saj; madje edhe në veprat më laike mund të gjenden
aludime për librin e shenjtë.”
Po ashtu i tërë procesi artizanal i lidhjes së librit, fillesën dhe lulëzimin e tyre
ia kushtonin marrëdhënies që kishin muslimanet me librin e shenjtë të
Kur’anit. Kjo edhe mund të ketë qenë arsyeja pse për muslimanët e hershem
të mos heqësh dorë nga asnjë libër konsiderohej pjesa më e mirë e mençurisë,
edhe nëse ishte një libër mbi një temë përtej interesit dhe kompetencës së
pronarit.

ndikimet e veta politike, ekonomike e kulturore për gjatë gjithë historisë.
Gjithsesi muslimanët gjithmonë e kanë transformuar dijen dhe jetën e tyre në
përputhje me sistemin e tyre të mendimit dhe etikës. Megjithatë, dalja në skenë
e qytetërimit perëndimor ka pasur efekte të cilat kanë bërë të harruara shumë
nga këto parime. Libri, mendimi dhe shkrimi kanë qenë ndër këto elemente të
cilat kanë kaluar nën një ndikim perëndimor ose kanë kaluar në amulli të
parimeve dhe koncepteve islame. Sot studimet që flasin për gjendjen e librit,
kryesisht në vendet që kanë qenë qendra të qytetërimit islam, tregojnë se
ekziston një ngecje e madhe për dallim nga zhvillimet e së kaluarës. George
Atiyeh në studimin e tij për vendet arabe do thoshte se vendet arabe, kanë ende
një rrugë të gjatë për të bërë për të kapërcyer plotësisht hendekun.
Fatkeqësisht, shumë prej atyre që merren me librin nuk kanë qenë gjithmonë
në gjendje të mbajnë atë që ishte e mirë në epokën e dorëshkrimeve, për sa i
përket studimit, dhe të përfitojnë plotësisht nga ajo që është e mirë në epokën
e shtypjes. Edhe pse në botën muslimane u ndërmorën iniciativa për të
ndryshuar gjendjen, reformat që ndodhën patën një mori formash, qasje,
shpejtësi dhe qëllime të ndryshme. Kjo tregohet edhe me sfidat për zhvillimin
e printimit në vendet muslimane. Kushtet e paqëndrueshme politike,
ekonomike por edhe dilemat e ndryshme etike rreth teknologjisë kanë ndikuar
që shtypi dhe përmbajta e librave të jetë në një gjendje kaotike. Në qytetërimin
e hershem islam mund të flitet sa për sasinë po aq edhe për përmbajtën e
librave. Ndërkaq sot, në pamje mund të duket një gjendje e mirë se kemi
prodhuar shumë libra e traktate të ndryshme fetare, por pajtohemi me George
Atiyeh i cili thotë se bollëku i trakteve fetare dhe letrave të bukura nuk ka
shërbyer për të krijuar një shoqëri më koherente dhe kohezive.
Ne mendojmë se e njëjta gjendje është karakteristike edhe për literaturën
islame te shqiptarët. Kjo kur marrim parasysh se pjesa dërrmuese e botimeve
përkthehet nga vendet arabe si dhe po këto vende janë burim referencash
thuajse për shumicën e librave me përmbajte fetare. Duke qenë se librat
shprehin edhe gjendjen kulturore, historike por edhe konfigurimet
psikologjike të një shoqërie, të gjitha këto ndikime përcillen edhe tek ne. Pa
harruar edhe shumë paqëndrueshmëri me të cilat është karakterizuar gjendja e
shqiptareve në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi. Ne mendojmë se sot
shtypi dhe libri islam ka nevojë për një kritikë duke marr për parim konceptet
islame të dijes, rrethanat kulturore dhe nevojat bashkëkohore të lexuesit. Libri
si mjet i komunikimit dhe dijes në kohën e sotme do të ketë më shumë efekt
në kulturën islame, nëse ndjek linjat më të qarta intelektuale dhe fetare për
shoqëritë bashkëkohore muslimane.