0 Comments

-Rreth e rreth me mene t’andrrës i rash

Iranit qe Persi dikur emnin e ka pas

-Prej Konias e n’Stamoll edhe Turqisë

Cep e m’cep i rash edhe Rumelisë

-Edhe n’Bagdat pazarit vjeter trup i rash

E mejhaneve t’dikurshme qe thojnë i ka pas

-Nuk t’gjeta as mas perdeve t’djeguna prej dillit

N’tangaret e mbushuna me zjem dora ma kapke veç hinin

-Medet, medet kerkush s’t njofti e gja s’m’kallxoj

Kur d’veta per ty o Shems, o dill qe thash se perendoj

-Nisa prej zemrimit me pi mej si n’jetë e sarhosh t’bahna, prej ashkut tan t’bahna tap

Nji i panjohun m’tha ndal, e desh ma preu kryet me shpatë

-Udhve t’ngushta, t’pa shtrune me pluhun ngjye ari

I sjellun prej ernave t’shkretinave t’Mekes me siguri

-I dehun ikja me vrap me hapat dredhë, dredhi

Por, vazhdoja tuj ba ferjad i friksun o Shems, o Shems ku je ti?

-Shyqyr Ja Hak qe andrra m’la, u çova

Se po t’dvetsha edhe per Rumin, e ta kerkoja

-Me sigruri as atë nuk kishin me e ditë

E kanë a thue unë i shkreti, kanë tjetër kisha me e lyp

-I kthyn jam n’kit dynja pas nji mijë vjeti

E pashë dynjan me sytë e mi si nji mirazh une i shkreti

-Thojnë se andrrat janë prej s’verteti

S’e dijsha që n’anderr isha apet, i shtrinë n’divanin si vorr..

-Nji za i pa degjun prej gjumi m’çoj: kerko n’zemer Shemsin, kerko…

ki me e gjetë halis ki me e pa..

Marrë nga: Revista “UJI”

Related Posts

BLERTA FERIZI KRASNIQI

Se s’ka njeri n’këtë jetëQë me hanën derma s’ka ba,Edhe nëse zgjidhje s’ka gjetëHallet, hallet me tà ka ça!Oj hanë!a me ça dert me nanë,a me mbajt veç me ty k’ta?se çka po i thàm…

TEUTA ELSHANI

MALLIKur ikëtEdhe zemra iku menjëherë.Thuhet: s’jetohet pa të!Qenkam përjashtim atëherë. PA JUDhimbjaqe shumë e madhe,ndaj e kthevanë dashuri për jetën. TRI STINË MË KANË MBETURPranverën ia fala lirisë,Lirinë ma ruani nga zjarri!Në mall pranveror kur…

PRANVERA QERIMI-MJEGULL

Mjegulltymi e zjarriNa kish rrethuArmët në dorë i kishim marrE armikut vendosëm me i ba ballëFëmija pyeste: nënë ç’është ky tym i zi?Duro çupa ime se po vjen era Liri.Nënë ç’janë këta topa që po…