TRADITA-JETMIR DRAGUSHA
Çfar është tradita? Si fjalë vjen nga rrënja latine ”tradere” nga ku me pas kemi “trasmetere, tramandare”, pra ka të bëjë me transmetimin, transferimin, pasimin, dërgimin nga koha e kaluar në të tashmen, të një adeti, veprimi, urtësie, etj. Tradita në kuptimin e saj më të plotë, më të kulluar dhe më rigoroz të fjalës është vetëm religjioni, që e rilidhë individin si njësi e ndarë me esencen universalo origjinare të tij, është mesazhi që jepet nga sfera e pakushtëzuar Hyjnore me anë të zbulesës për tek bota e ulët e manifestuar natyrore e kreacionit, prandaj edhe vetë fjala “religio” e ka kuptimin thelbësorë, “me lidhë”, dmth me u lidhë me këtë botë që është origjina Hyjnore e Gjithësis. “Tra-dere’ nga ku e ka origjinën edhe fjala “traditë”, me ‘tra” përfaqëson marëdhënien e ndërmjetme të dy realiteteve, ndërsa “dere” ku me pas bëhet “dare” do të thotë “ jap, dërgoj” dhe, kur zbërthehet si fjalë këtu ka të bëjë me atë të dërgimit të diçkahit nga një botë në tjetrën, ndërmjet dy realitetve të ndryshme, në këtë rast është zhvendosja, dhënia e një mesazhi nga plani unifikuar universal metafizik tek ai natyrorë fizik i manifestimit të shumësive individuale, nga Absolutja tek relativja. Sipas traditës shpirtërore, ajo që transmetohet nga bota metafizike, transmetohet për të kujtuar dhe për të mos harruar Burimin Hyjnorë pas rënies nga gjendja harmonike primordiale e Parajsës Edenike në botën e ulët të dynjas, duke u ruajtur dhe transferuar në kohë. Duke përjashtuar rastet specifike, çdo formë tjetër tradite, si folklor, moral, etj., thuhet se është pjes e ndarë nga religjioni, e përshtatur në kohë e vende të caktuara.
Tradita thuhet se ka lidhje edhe me latinen “tradire” që do të thot, tradhëtoj. Me pak fjalë tradhëton këtë kohë për metakohën, profanen për sakralen, tradhëton këtë botë për Parajsën e humbur, tradhëton relative për Absolutin, tradhëton periferiken për esencialen. Kur njeriu tradhëton Parimin supreme Hyjnorë për botën e ulët, kemi një rrukullisje në krah të kundërt me pasoja vetëshkatërruese, për shkak të largimit, shmangies nga Burimi jetik dhe harmonik Hyjnorë, dhe prishjes së rendit harmonik universal. Kjo është e njohur edhe tek rasti i Judës me Jezusin a.s, i cili e tradhëton për 30 monedha argjendi, siç dihet Jezusi a.s që përfaqëson udhën për tek Parimi Hyjnorë, tradhëtohet nga Juda për 30 monedha argjendi, i cili e zëvendëson Parimin suprem që duhet të jetë parësori, primari, ashtu siç e pohon dhe vetë fjala, Parim, dmth diçka parësore, numëri 1, i vetmi numër që mundëson gjithë numrat e tjerë, Burimi i vërtet i jetës. Jezusi a.s i thotë “unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë” Mateo 26:21, kjo është tradhëtia vetëshkatërruese satanike me Parim të rrëzuar, të rrokullisur mbrapsht, kjo nuk ka të bëjë me tradhëtin në traditën sakrale të besimtarit që tradhëton botën e ulët për të lartën.
Profeti i fundit Muhamedi a.s në natën e vizionit të Isras e përshkruan këtë botë si një plakë, edhe në stadin onirik të ëndrrave të vërteta, dmth ato që njihen si ëndrrat profetike, që kanë të bëjn me të ardhmen, nqs shikon një plakë që nuk e njeh është bota këtu, simbolizon dynjan. Plaka përfaqëson diçka që nuk ka shumë kohë, si jeta në këtë botë që në krahasim me tjetrën është shumë e limituar, është interresante se po sipas traditës e ardhmja në stadin onirik të ëndrrave profetike simbolizohet me një grua të re jo të njohur, sa më brenda rregullave të ligjit hyjnorë të jetë e veshur ajo grua, aq më e bekuar është e ardhmja. Nga ky këndvështrim me traditën njeriu tradhëton plakën për të ren, tradhëton periferiken për esencialen, tradhëton të limituarën për esencen e saj infinite. Kjo tradhëti nuk është një largim, skizim, një shkatërrim i njeriut, por një hap drejt riintegrimit në arketipin e tij orgjinarë, në unionin me Burimin Hyjnor, drejt ristabilizimit parak, në vendin që i përket tek rendi harmonik universal, në paqen harmonike me veten dhe atë që është jashtë tij, plaka përfaqëson diçka të largët nga qendra e jetike Hyjnore që jep jetë dhe që është unifikim i pastër jetik, dhe është me pran vdekjes që është ndarje, kjo nuk do të thotë që njeriu duhet ta lërë totalisht këtë botë sepse është e papreceptueshme, për shkak se ndodhet këtu. Por nuk duhet të harrojë pjesën tjetër, sa me shumë intensifikohet kjo jo harres, aq më shumë kompletohet si njeri, duke bërë hapa drejt Njeriut Universal (al-Insan al- Kamil), Njeriut Edenik, njeriut në harmoni me hyjnoren, duke bërë hap drejt stadit superior kompletues transhendent, që është rizgjimi i energjive shpirtërore qielloro universale, që fshihen dhe flejnë brenda nesh, duke arrit gjendjen unifikuese çliruese të zgjimit metafizik nga kushtëzimet e botës së ulët, që mundëson shëndet shpirtëror , liri e vetëkontroll ndaj elementëve zbritës dhe shpërhapës që karakterizojnë dynjan, duke përballuar në mënyrë të shëndetshme dhe harmonike edhe jetën tjetër, dmth Parajsore.
Vetë fjala “Transhendenc” vjen nga latinia dhe ka të bëjë me tejkalimin, superimin. Po çfar duhet tejkaluar ? Është zhvendosja nga largësia ndaj Zotit, tek e afërsia, mëshira, nga gjendja e rënë e stadit të Adamit të zbritur drejt stadit të Adamit të pazbritur, drejt stadit të harmonis origjinare primordiale, nga individualja tek universalja, është zhvendosja drejt arketipit puro të njeriut, drejt asaj që është njerëzore dhe tepër njerëzore, nga shpërhapja e natyrshme drejt unifikimit të mbinatyrshëm metafizik me qendrën universale të esencës hyjnore ku bashkohen dhe nga ku burojnë diferencat që karakterizojnë manifesimin natyrorë. Njeriu është krijes e lartë sepse siç pohon Bibla njeriu është krijuar sipas formës së Hyjit, “ Hyji krijoj njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet… “ 1:27 Zanafilla, dhe siç pohon Kurani është zëvendësuesi i Zotit në Tokë, “Përkujto kur Zoti u tha Engjejve. “Unë do të krijoj një zëvendës në Tokë.”…” 2:30 Kuran. Për këtë njeriu është si ta themi ndërhyrja mbinatyrore në Natyrë. Ky tejkalim është ajo që njihet në shkrimet e lashta indiane si durohana, fjalë sanskrite nga ku thuhet se vjen dhe origjina e fjalës durim në shqip, rruga e vështir, rruga e sabrit, e durimit, është rruga kundër fuqive shpërhase të natyrshme të nefsit për tek unifikimi i mbinatyrshëm metafizik i vetes me Esencen e saj, me qendrën esenciale transhendente, me Hyjnoren.
Marrë nga: Revista “UJI”