0 Comments

Përshtati: Qerim Ondozi

Kur të vdes e kur tabuti

se kam vdekë gjithkujt i tregon

mos pandehni se trishtimi

për këtë botë mua m’kaplon.

Mos të qajë pas meje askush

“sa dëm, sa dëm” mos të thotë

dëmi është të jesh i djallit

e të shkosh ku ka zjarr plot.

Në xhenazen time askush

ndarjen mos të ma vajtojë

shpirtin im bash atëherë

gëzim i takimit e kaplon.

N’varrin tim kur t’më lëshojnë

Të mos thonë “u zhduk, shkoi!”

Se për shokët e xhennetit

Varri është veç korridor.

Kur të shohësh se m’lëshojnë

beso vërtet se më çojnë

vallë në qiell Dielli e Hëna

pak ndriçojnë kur perëndojnë!?

Ti mendon se ky është muzgu

jo, vërtet ky është agim

se kur trupi n’varr lëshohet

shpirti s’sheh më perëndim.

Cila farë nuk çel lule

toka atë kur e mbulon

vallë si bën që n’ringjallje

shpirti im të dyshojë!?

Nga bunari seç u nxor

kovë e lagur me ujë plot

ndaj nuk qan shpirt i Jusufit

ndërsa trupi me shpellë lufton.

Ti një derë kur e mbyll

tjetra vetvetiu hapet

ndaj për vdekje time asnjë

fjalë e trishtë të mos përhapet.

Marre nga: Revista “UJI”

Related Posts

OMER TUGRULL INANÇER-ASHIK, I DASHURUAR, ËSHTË AI QË…

(MARRË NGA LIBRI: DËGJOJE NEJIN Ç’THOTË, biseda të Mesnevisë) Gül bülbüle, bülbül güle handâne münâsip;Dil dilbere, dilber dile fettâne münasip.Gül mevsimi gelmiş ne çıkar, derde devâ yok.Gülyağını eller sürünür çatlasa bülbül.Trëndafili i pasionuar për bilbilin,…

FERDANE F.SAHITI-MYSAFIRE

Zemra po më dhemb E fryma me zor po më del Kam ra në hall Po me gojë nuk baj za Mysafire n'vndin tem tash kam me u ba moj nanë, çdo qelizë m'asht ngurtësu…

BLERTË TMAVA VESELAJ-DO TË TË SHOH ME SYTË E QIELLIT

Bregut të detit si atëhereKur të shihja plot mallëngjimKaltërsisë që falte detilumturi i falje shpirtit tim.Në sytë e mi pafund kaltërsiaSe mrekullia ishe ti.Valët dinake kur ta puthnin trupinShpirti më mbushej gjithë dashuri.Një ditë ndoshta…