0 Comments

Izabel’!
E mallkumja prej bukuris’ s’vet Izabel
Me gjinjte kryeneçë, belin e holle
e vithet perpjetë,
se…. kaq t’duken e mallkumja Izabel’!

M’fal!
Nuk u prezantum…
Jam ai djali me shpatull te ramê,
qe ecte pak çalë.
E nga e ecuna pak çale,
pati fatin e trishtë me u perplas’ n’shpatull me ty.
E per fatin e trishtë t’shoh përtej gjoksit tand t’ngritun e kryeneç
e t’nigjoj zanin kur përsipër more “fajin” tem për mëshirë.

Eh… Izabel!
Mëshirë…
Ma shumë se dhimbjen e shtrembnimit tem
sot e myt dhimbja për ty.
Dhimbja, qe edhe ti si unë s’ke me mujtë me e ndi
se kush të dashuron prej njimend Izabel!
Dhimbja qe kur te pysesh at’ djale se,
“çfare ngjyre i ke sytë?”,
padashje ka me t’u pergjigj’ për numrin e gjoksit,
ose “sa te ngrituna i ke vithet”.

E ti… ti do te qeshësh prej këtij komplimenti
e ke me e harru edhe vetë çfare ngjyre i ke sytë…
Deri ne darkë Izabel,
kur kryt’ ta kesh vu ne jastëk e te kjash,
Të lotosh per ngjyrën e syve të tu…
E mallkumja prej bukurise tande Izabel!
Çfarë ngjyre i ke sytë?
Si te qujnë?

Related Posts

FUQIA E MENDIMIT-SEAD AHMETAJ

Fuqia e mendimit është i atillë ku mendimet krijojnë qëllimet. Qëllimet kthehen në veprim. Veprimi krijon zakone. Zakonet arrine përcaktojnë edhe karakterin. Sot, shumë prej nesh, si shoqëri, shfaqim një ndjeshmëri serioze për një trup…

METIN IZETI-TI NUK IKE…

Ti nuk ishe një kalimtar apo dikë që e kam takuar rastësisht diku... Zoti deshti të solli tek unë, më solli tek ti... Ti u bëre qarkullimi im i gjakut, mendimi i parë dhe i…