0 Comments

Lotët më janë bërë bojë, vargjet m’i mbushin
Unë jam tash më afër me erën
Po thahet zemra ime e lulëzuar
Hamendësoj se vjeshta çeli sot në derën time


Tani i besoj vetmisë time netëve
Harenë kam sa maja e gjilpërës
Sa jeta e fluturës kam buzëqeshjen
Me diellin që kam mbledhur në gji
Po ruhem në prangat e dhomave të errëta


Portretin e vetmisë e pikturoj mureve në hije
Në grusht kam buzëqeshjen e një fëmije
Gjumi ngre fole në sytë e mi
E në flokët e mia ngjallet tjetër pranverë

Nga buzët e mia poezitë rrodhën
Poezitë më ranë në dërgjahun e zemrës time
Zemra ime ende është borxhli në lotët e zogjve
Jam përgjegjës i vuajtjes time
Dhimbjet po rriten në heshtje

/RevistaUjiVII/

Related Posts

LULZIM TAFA – SA SHPEJT MË HARROI NANA

Nana sot e ka datëlindjenU bë katër vjeçe.Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.Ajo tash atje është fëmijëPrindërit e mbajnë për doreEdhe andej si dikur këndej. Vrapon pas fluturaveMbledh luleSa shumë i donte Nana LuletEdhe emrin…

IMER TOPANICA – ANDRRA E HANËS

Kur Hanës i duel gjumi, qe natë. Bahet që kish fjet shumë, sepse nuk i kujtohej asgja, veç andrrës së çuditshme që e shihte çdo natë.Tue qenë që terri e kish mbulue botën, ajo, fillimisht,…

ESRA DEMIZ-RRUGË TË HESHTURA

Qytetin e humbur po kërkojnë këto rrugë të vjetraDritën e humbur po e kërkonKjo errësirë e verbër Në këto rrugë jeton zërii rënkimevetë vuajtjeve, britmave të fshehura Ky qytet ka qoshe të errëta bosheThellësi errësire…