0 Comments

Mendimi humbet, zhduket dhe fundoset
Në luginën e të qarit, ku lahet shpirti,
Aty ku jetojnë vuajtjet, ku rrjedhin lotët
Vuajtja me rrota shkel e kalon përmbi.


Ndërsa mendimi fle, i lënguar, në paqe,
Dashuria rrotullohet në krahët e natës,
Shpirti mban me vete shkëndijën njëshe
Dhe lëviz, rri pezull mbi vajin shkrirës.


Si një jehonë lumturie, i kalon qiejt pa zhurmë
Përmes ëndrrave të fshehta aspiron lartësitë,
Si agimi në hapësirë valëzon ajrosur pa zë
Si nata në natë, humbëm pa fjalë e dëshirë.

Gjurma e Tij mbetet dhe krijohet në sekret
Qielli është blu, i qartë, si natë e kthjellë
Një vështrim që flet, ngushëllon e flet,
Fani e kupton, e do dhe shikon thellë.


Ndiej shpirtin tim në hapësirën pakufi
Të dy, të shkrirë, qëndrojnë në një buzëqeshje,
Në një hapësirë, kohë të largët, pa nahi
Që çdoherë kur futet, pëshpërit vetëm rehati.

Related Posts

Albin Mehmeti-Ngatërresa

            Një gabim i vogël mund t’i ndryshojë gjërat në jetë. Korrigjim. Mbase fjala gabim nuk është adekuate në rrëfimin që do ta rrëfej. Nuk guxoj të gaboj ngase një fjalë mund ta ndryshojë edhe…

Mustafa Bilal Karaosmanoglu-A dashurohet pa frikë?

(Përktheu nga gjuha turke: Fatijona Bajraj)A dashurohet pa frikë?I fshehur pas roletave të mbyllurame frikë të kam dashur gjithmonëUnë çdo here jam firkësuar të humbasedhe nëse në dukje aryse për tu frikësuar s’kam pasNdërsa edhe…