0 Comments

Makamev tua m’gjuejti udha
Prej lodhje t’jetës frymë me marrë
Lodhjen sall ma shtojka mungesa
Kur ti s’je këtu tuj kanë i gjallë
N’venin tan u ula me mall
Për me marr nji troh frymë
Nisa m’u ngulfatë prej mallit
Nuri i syve pa t’pa m’asht zymë
Sytë n’derë m’meten vjerrë
Me uzdajë që me ta pa ardhjen
Tanë insant që kalojnë n’kit prag
Shpirtit tem ia thellojnë plagën
Pres e pres e m’u nal nuk di
Pres mos vjen lodhjen ma mbytë
Nëse ti s’ke me ardhë sande
M’trego qysh me i pajtu unë sytë

/RevistaUji-VII/

Related Posts

METIN IZETI-TI NUK IKE…

Ti nuk ishe një kalimtar apo dikë që e kam takuar rastësisht diku... Zoti deshti të solli tek unë, më solli tek ti... Ti u bëre qarkullimi im i gjakut, mendimi i parë dhe i…

KUJTIM LUMA-UNË

Ndonjëherë jam këngëTelave të kitares, ndjenjën këndojGrykës së KaçanikutZgjoj malle të fjetura, të mos vdesin.Ndonjëherë jam dhimbjeDejeve më pikon plaga, elegji vajtojLargohen kore dhimbjesh, gjallë mbesin.Ndonjëherë jam ëndërrNatën udhëtoj qetas, ëndrrat ëndërrojNë krahët tua shtrihem,…