0 Comments

Në Ditët e mia të bukura, në shpirtin tim që këndon elegji
Kërkoj një shfaqje nga Qenia, në peizazhet
Unë endem, në lot, frika më pushton,
Ndikojnë yjet mbi mua – sa për ta shtypur frikën.
Sa keq, nuk jam i pandashëm nga pamja
E zbulova veten, si foshnje, në skenat e Qenies.
Të lutem, ma kthe ditën kur akoma je këtu,
Toka është bërë e panjohur përsëri,
Gjarpërinjtë janë shtrirë në kafkë.
Kokat janë rregulluar në kohën e harruar
Me mendimet e kota dhe fjalët boshe
Ata e ndiejnë karakterin e tyre
Në burimin me ujë shumë të turbullt.
Po Të kërkoj në erë nëse je akoma atje
Në gjërat e shpallura, sepse botët ranë
Faniu jam duke të kërkuar pa përtim
Për t’u ndriçuar nga Nuri lundrues.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

KUJTIM LUMA-UNË

Ndonjëherë jam këngëTelave të kitares, ndjenjën këndojGrykës së KaçanikutZgjoj malle të fjetura, të mos vdesin.Ndonjëherë jam dhimbjeDejeve më pikon plaga, elegji vajtojLargohen kore dhimbjesh, gjallë mbesin.Ndonjëherë jam ëndërrNatën udhëtoj qetas, ëndrrat ëndërrojNë krahët tua shtrihem,…

BARDHA KOLUKAJ-TI NUK ISHE MË TI

T’pashë mbramë.Ishe më ndryshe se herën e fundit që t’kam pa,Prej larg sikur dojshe me m’bërtitë e me m’sha,S’munda me t’prek, veç erën ta kom ndi..Erë, që s’ke e jotja se ishe duke pi.M’u duke…

SAMET VATA-MIKU I ZOTIT, I ZEMRËS…

Ve Kuunuu Rabbanijune (Kuran)E pyetën një të urtë: A shihet drita?U përgjigj: Drita nuk shihet, por me dritë shihen gjërat. Biseda në lidhje me miqtë e Zotit nuk është punë e kollajtë. Është e vërtetë…