0 Comments

Ora dy e një çerek pas mesnate. Heshtje therëse. Ai ishte shtrirë në shpinë, me sytë ngulur në tavan, por shikimi i tij kishte ikur larg, shumë më larg sesa e lejon dhoma. Trupi i tij ishte i qetë, por brenda tij, një stuhi mendimesh gjëmoheshin si valët e detit në një natë pa hënë.

Një frymëmarrje e thellë, e shoqëruar nga një ofshamë që dukej sikur kishte ardhur nga thellësia e shpirtit, e theu qetësinë. Ai mendonte për Zotin, jo thjesht si një koncept, por si një Realitet që e mbante gjithçka gjallë. Një pyetje iu ndez në zemër si vetëtimë: Si është e mundur që gjithçka funksionon me aq përpikëri? Kush e komandon këtë rend të padukshme që vallëzon me rregull hyjnor?

Gjithçka nis nga atomi, ai qenie e padukshme, e vogël, e heshtur. Ai nuk ka sy, por sheh urdhrin. Nuk ka mendje, por vepron me mençuri. Ai lëviz, rrotullohet, lidhet, krijon, jo nga rastësia, por nga Ligji. Dhe Ligji s’ka burim tjetër veçse Zotin.

Nga atomet lindin qelizat, si punëtorë të padukshëm që ndërtojnë jetë. Ato nuk e pyesin pse, thjesht binden, sikur dëgjojnë një komandë të përhershme që nuk ndalet kurrë. Brenda tyre rrjedh jeta, gjaku, rrahjet e zemrës që trokasin si një orë që s’ka nevojë për bateri, sepse është e lidhur me të Gjallin që nuk vdes kurrë.

Trupi i njeriut, ky mrekulli që ecën, që ndjen, që mendon, nuk është një rastësi biologjike. Ai është një tempull i gjallë i dijes së Zotit. Zemra nuk rreh për qejf të vet. Truri nuk mendon rastësisht. Mushkëritë nuk thithin ajër nga dëshira, por nga nevoja që është shkruar në urdhërin e ekzistencës. Ai, Zoti, e mbështjell këtë trup me diell për nxehtësi, me ujë për jetë, me ajër për frymë, dhe e bën këtë çdo sekondë, pa pushim, pa harrim.

Toka, kjo nënë që na mban mbi supe, sillet në boshtin e saj me një saktësi që asnjë orë atomike nuk mund ta imitojë. Ajo sillet sepse dikush i tha: Sillu! Dhe ajo bindet, pa pyetur përse. Dielli lind dhe perëndon jo për estetikë, por për të treguar se çdo fillim ka një fund, dhe çdo fund është një fillim tjetër në duart e Zotit.

Pastaj, ai nisi të mendonte më thellë, më larg se toka. Sistemi diellor, galaktikat, yjet që digjen në heshtje, një univers që s’ka fund për syrin e njeriut, por që ka një kufi për Atë që e krijoi. Dhe pastaj një tërmet i brendshëm e tronditi ndërsa një ide shpërtheu si rrufe në zemër:

Ky univers i pafund është vetëm qielli i parë. Vetëm një shtresë.

Ai ngriti sytë drejt tavanit, por tavanin nuk e shihte më. Ishte sikur i ishte hapur një dritare tjetër, një realitet paralel që i fshinte çdo iluzion njerëzor. Mendja i shkonte përtej yjeve, përtej galaktikave, përtej shtatë qiejve, deri te Froni i Tij, ku ndalet gjithçka dhe ku sundon vetëm Ai. Ai që i dha urdhër gjithësisë të jetë dhe ajo u bë.

Ai u ngrit në gjysmë ulje nga shtrati. Duart i dridheshin. Lotët i mbushën sytë, por nuk rridhnin ende. Një mendim i fundit i goditi si një goditje në kraharor:

Nga një atom i vogël deri te Arshi i Madh, çdo gjë dëgjon vetëm një urdhër: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.

Në atë natë të heshtur, ai e kuptoi: gjithçka dëgjon vetëm një zë, dhe ai zë është i Zotit. Çdo atom, çdo yll, çdo rrahje zemre, bindet pa u vonuar. Dhe kur kjo e vërtetë e goditi thellë, ai nuk mundi veçse të pëshpërijë, me lot në sy:

“Sa i Madh je Ti, o Zoti im dhe sa i vogël jam unë!”

Related Posts

Botohet numri 1 i revistës “Uji”

Botohet numri 1 i revistës “Uji”, revistë që i kushtohet letërsisë, kulturës e historisë. Revista permbane: Autoriale: Metin Izeti, Samet Vata, Fatijona Bajraj, Ferdame F. Sahiti, Fatmir Muja, Albin Mehmeti, Ejmen Ismaili, Ramazan Fetahu, Nuredin…

LINDA SHAQIRI – TË FALA TY

Eca mbi zjarrin e kohës,Në greminë rashë, U dogja nga dëshmia e rrejshme,Më quajtën skllav, Të fala ty,Edhe pse gjakun ma ke nxi,E kuqja ngeli Lule Bozhuri,E unë të fala ty, Mbi flatrat e mia,Akullnajat…

METIN IZETI-PËRDITËSIMI I NDËRGJEGJES

Ndërgjegjja është një procedurë e shpirtit. Është aftësia morale e krijuar tek njerëzit nga Zoti. Të qenit njeri i moralshem  arrihet me të. Është e ngjashme me mjaltin, ujin e pastër, qumështin e pastër dhe…